Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se pret që forcat që do të insistojnë në bashkimin me Shqipërinë do t’i fitojnë zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.
Ai shprehet që pasi të fitohen zgjedhjet, Serbisë do t’i ushtrojnë presion për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur.
“Atje me siguri do të fitojnë forcat që këmbëngulin në bashkimin me Shqipërinë. Haradinaj është një njeri i rrezikshëm. Ai e tha këtë sepse Kurti ka nevojë për një parti shqiptare për ta bërë shumicën dhe Haradinaj po bën presion që ajo parti të jetë ai, dhe që ai të zgjidhet president i Kosovës. Do të vinte ajo, koalicioni për një Shqipëri të Madhe. Dhe pastaj ata do të fillojnë të na shantazhojnë me një Shqipëri të Madhe dhe do të thonë se nëse doni ta ndalim këtë, njiheni Kosovën. Me atë ide të huajt do të vijnë tek ne”, tha Vuçiq në TV Prva të Serbisë.
Vuçiç ndër të tjera tha se nuk shqetësohet për atë që thonë politikanët e Prishtinës, por frikësohet që edhe të huajt do t’i bëjnë presion Serbisë mbi këtë ide.