Vullkani Etna riaktivizohet sërish, nga mali del llavë

Publikuar tek: bota, më 20:52 30-05-2019 Vullkani Etna riaktivizohet sërish, nga mali del llavë Vullkani Etna

Mali vullkanik Etna në Siçili është riaktivizuar sërish.Vullkani mësohet se ka shpërthyer sërish, ku shpërthimi i parë është regjistruar rreth orës 3:30 të mëngjesit dhe dy orë më pas janë hapur dy fraktura në krater.

Nga këto fraktura ka patur rrëke llave, për momentin jo shumë të mëdha por që kanë rënë deri disa qindra metra nga maja e vullkanit aktiv më të lartë të Europës.

Fenomeni është sidoqoftë i kufizuar në zonën e sipërme të vullkanit dhe nuk përbën rrezik për qendra të banuara dhe njerëz. Zyrtarët e emergjencave kanë këshilluar të mbahen nën kontroll flukset e turistëve rreth zones së Etnës, për sigurinë e tyre.

Instituti italian i gjeofizikës ka deklaruar se po e mban nën vëzhgim kraterin. Etna është vullkani më aktiv në Europë. Ai ndodhet në ishullin italian të Sicilisë, Etna fle dhe zgjohet herë pas here. Shpërthimi i fundit i madh i tij është regjistruar në 1992.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011312961578369
array(1) { ["section"]=> string(60) "vullkani-etna-riaktivizohet-serish-nga-mali-del-llave-166338" }