Vullkani gati të shpërthejë, paralajmërime për kaos udhëtimi në Europë

Publikuar tek: bota, më 07:51 02-11-2017 Vullkani gati të shpërthejë, paralajmërime për kaos udhëtimi në Europë

Një prej vullkaneve më të mëdhenj të Islandës po bëhet gati të shpërthejë dhe ekspertët paralajmërojnë se hiri mund të shkaktojë kaos për udhëtimet anekënd Europës.

Vullkani Bardarbunga është goditur nga një seri tërmetesh ditët e fundit, me fuqi 3.9, 3.2, 4.7 dhe 4.7 ballësh. Sipas “Daily Star”, shkencëtarët paralajmërojnë se presioni në hapësirën e magmës brenda kraterit të vullkanit po rritet, çka nënkupton se ai mund të shpërthejë ditët e ardhshme.

Zyra Meteorologjike e Islandës e ka listuar aktivitetin në vullkan si “të lartë”, por ende nuk ka lëshuar alarmin.

Bardarbunga është një ndër vullkanet më aktivë nga 130 të tillë që ka Islanda. Shpërthimi i tij i fundit në vitin 2014 ishte më i forti në kontinentin evropian për më shumë se 240 vite.

Shpërthimi çoi në ajër 2 kilometra kub materiale vullkanike në harkun kohor të 7 muajve – pothuajse 10 herë më shumë sesa shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajokull në vitin 2010, i cili solli anulimin e 100 000 fluturimeve në Europë, shkruan tvklan.

Eshtë e pamundur të parashikohet ekzaktësisht se kur do të shpërthejë sërish Bardarbunga, por autoritetet islandeze duhet të përgatiten për “shpërthime më katastrofale”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për të shtatin vit radhazi, Angela Merkel sërish gruaja më e fuqishme në botë, ja kush e ndjek
Sulmi në New York, Trump kërkon dënimin më ekstrem për terroristin »
Article Logic
Execution time: 0.011393070220947
array(1) { ["section"]=> string(75) "vullkani-gati-te-shpertheje-paralajmerime-per-kaos-udhetimi-ne-europe-98051" }