Vunë çadra dhe shezlongë pa leje në plazh, gjobiten 3 biznese në Durrës (FOTO-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:55 27-05-2020 Vunë çadra dhe shezlongë pa leje në plazh, gjobiten 3 biznese në Durrës (FOTO-DETAJE) Foto nga operacioni

Policia ka gjobitur 3 biznese me nga 5 mijë lekë të reja në Shkëmbin e Kavajës gjatë një aksioni për lirimin e plazhit nga çadrat dhe shezlongët e vendosur pa leje.

Këto biznese kanë vënë çadra dhe shezlongë pa marrë leje duke kundërshtuar kështu me aktet normative për situatën e krijuar nga Covid -19.

“Gjatë këtij aksioni janë gjobitur personat që i zotëronin ato dhe që kishin zaptuar hapësirën e rërës”, thuhet në njoftimin e policisë bashkiake në Durrës e cila u bën “thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë vijës bregdetare të mos ndërmarrin iniciativa të tilla që bien ndesh me ligjin dhe të mos vendosin çadra apo shezlongë në rërë pa marrë lejen nga autoritetet përkatëse”.

NJOFTIMI i policisë: Policia bashkiake e Durrësit në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë zhvilluar në zonën e shkëmbit të Kavajës një aksion për lirimin e plazhit nga çadrat dhe shezlongët e vendosur pa leje dhe në kundërshtim me aktet normative për situatën e krijuar nga Covid -19.

Gjatë këtij aksioni janë gjobitur personat që i zotëronin ato dhe që kishin zaptuar hapësirën e rërës. Policia bashkiake ushtron kontrolle të vazhdueshme për të parandaluar zënien e hapësirave të plazhit nga persona apo subjekte që nuk janë të pajisur me leje.

I bëjmë thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë vijës bregdetare të bashkisë së Durrësit të mos ndërmarrin inisiativa të tilla që bien ndesh me ligjin dhe të mos vendosin çadra apo shezlongë në rërë pa marrë lejen nga autoritetet përkatëse.

Lejet do të jepen në bazë të VKM-së dhe udhëzimeve përkatëse që do të vijnë nga qeveria shqiptare. Për ata që nuk zbatojnë ligjet dhe aktet normative do te ketë masa administrative, bllokim të çadrave dhe shezlongëve, deri dhe ndjekje penale.

Foto nga aksioni: 

100803531_10158550577796119_2562772488345878528_n.jpg

100815513_10158550577771119_6714958754846081024_n.jpg100827125_10158550577666119_6554248839635664896_n.jpg

99426107_10158550577656119_5784210810335133696_n.jpg

100475352_10158550577556119_5829489360591912960_n.jpg

100494095_10158550577521119_3652987586395242496_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095791816711426
array(1) { ["section"]=> string(89) "vune-cadra-dhe-shezlonge-pa-leje-ne-plazh-gjobiten-3-biznese-ne-durres-foto-detaje-208018" }