VV-ja dhe LDK-ja shtrijnë dorën për bashkëpunim, ja kur do të firmoset pakti i qeverisjes

Publikuar tek: rajon, më 17:56 08-11-2019 VV-ja dhe LDK-ja shtrijnë dorën për bashkëpunim, ja kur do të firmoset pakti i qeverisjes Foto ilustruese

Dy forcat politike që u renditën në dy vendet e para pas zgjedhjeve të 6 tetorit Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja do të firmosin zyrtarisht marrëveshjen e krijimit të qeverisë së re në 12 nëntor.

Lajmin e zbulon media e Kosovës ‘’Insajderi’’. Mbrëmjen e djeshme kreu i VV-sjes Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa zhvilluan takimin e fundit midis tyre. Deri tani dihet vetëm që qeveria e re do të ketë vetëm 12 ministri, ndërsa ende nuk dihet se cila do të jetë ndarja e posteve mes dy forcave politike në qeveri.

KQZ-ja çertifikoi dje rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ku VV-ja do të ketë 32 vende në parlament, ndërsa LDK-ja 29 deputetë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02144193649292
array(1) { ["section"]=> string(95) "vv-ja-dhe-ldk-ja-shtrijne-doren-per-bashkepunim-ja-kur-do-te-firmoset-pakti-i-qeverisjes-185190" }