WhatsApp kufizon shpërndarjen e mesazheve

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 07:04 22-01-2019 WhatsApp kufizon shpërndarjen e mesazheve

Platforma për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, do t'i kufizojë të gjithë përdoruesit e saj në përcjelljen e një mesazhi deri në pesë herë, në përpjekje për të penguar shpërndarjen e lajmeve të rreme.

 

Platforma e poseduar nga Facebook-u ka nisur ta zbatojë këtë politikë në Indi që gjashtë muaj.

Deri tani, përdoruesit gjetkë kanë mundur ta përcjellin mesazhin e njëjtë deri në 20 herë.

Përditësimi i rregullave të platformës u bë publik në një ngjarje në Xhakartë të Indonezisë.

Ky vend do t'i mbajë zgjedhjet e përgjithshme në prill, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

"Kufizimi i pëcjelljes së mesazheve i redukton ndjeshëm mesazhet e dërguara në të gjithë botën", tha për BBC-në një zëdhënëse e WhatsApp-it.

Javën e kaluar, Facebook ka njoftuar se ka fshirë 500 faqe dhe llogari që besohet se kanë qenë të përfshira në shpërndarjen e lajmeve të rreme në Evropën Qendrore, Ukrainë dhe vende të tjera të Evropës Lindore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Falë së bijës  7 vjeçare, Aurela Gaçe bën tatuazhin e pazakontë (VIDEO)
Çudit aktori i 'Portokalli', mëson emrin e tij të vërtetë kur ishte 19 vjeç »
Article Logic
Execution time: 0.010377168655396
array(1) { ["section"]=> string(48) "whatsapp-kufizon-shperndarjen-e-mesazheve-149776" }