Duket se “Wikipedia” në shqip, enciklopedia më e madhe vullnetare në internet, ka rënë pre e disa ndërhyrjeve në artikuj të ndryshëm ku është devijuar teksti dhe janë futur fjalë vulgare.
Një modifikim i tillë është bërë te artikulli për Marin Barletin, si dhe te artikulli për fotosintezën. Duke gjykuar nga fakti se këta dy artikuj janë të kërkuar më së shumti nga nxënës të shkollave të mesme, për shkak të detyrave që ata marrin nga mësuesit e tyre, sin ë lëndën e Biologjisë dhe Letërsisë, ku shpesh u kërkohet të gjejnë informacione shtesë në internet rreth temave, pa dashur të akuzojmë pa të drejtë, mundet që të jetë realizuar dhe ky gjest i ulët.
Wikipedia është një enciklopedi vullnetare, ku gjithkush ka të drejtë të shtojë dhe editojë artikuj, por ato edhe kontrollohen për saktësitë e tyre nga një grup tjetër vullnetarësh. Por mesa duket vullnetarët e Wilipedia-s në shqip, janë të pakët në numër për të kontrolluar dhe mirëmbajtur të gjithë artikujt.