Wisconsini, shteti i parë në SHBA ku kërkohet rinumërim votash

Publikuar tek: bota, më 23:36 25-11-2016 Wisconsini, shteti i parë në SHBA ku kërkohet rinumërim votash

Komisioni zgjedhor në Wisconsin ka marrë një kërkesë për një rinumërim të votave në shtetin ku fitoi ngushtë Donald Trump, në zgjedhjet e para dy javëve.

Kërkesa është paraqitur nga Partia e Gjelbër, e kandidatit presidencial Jill Stein.

Stein është zotuar gjithashtu se do të kërkojë rinumërime të votave edhe në Michigan dhe Pensilvani, njofton BBC.

Fitorja eventuale e kandidates demokrate Hillary Clinton në Wisconsin nuk do ta përmbyste epërsinë e republikanit Trump, meqë ky shtet jep vetëm 10 vende.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023894071578979
array(1) { ["section"]=> string(67) "wisconsini-shteti-i-pare-ne-shba-ku-kerkohet-rinumerim-votash-60719" }