Xhaçka në Pentagon, i kërkon Sekretarit të Mbrojtes baza amerikane në Shqipëri: Toka, deti dhe ajri në dispozicionin tuaj

Publikuar tek: barometri, më 07:31 18-04-2018 Xhaçka në Pentagon, i kërkon Sekretarit të Mbrojtes baza amerikane në Shqipëri: Toka, deti dhe ajri në dispozicionin tuaj

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ka zhvilluar së fundmi një vizitë zyrtare në Pentagon ku është takuar me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis.

Xhaçka ka kërkuar nga Mattis që SHBA të ketë prezencë ushtarake në Shqipëri, si kundërpërgjigje ndaj tentativës së Rusisë për destabilitet.

"Duhet të dërgohet një mesazh shumë i fortë se Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga Perëndimi. Të gjithë ndajmë dhe duhet të mbrojmë parimet dhe vlerat e njëjta dhe presim të forcojmë partneritetin tonë strategjik", tha Xhaçka.

“Ju mund të mbështeteni te ne si një aleat shumë i besueshëm... Shqipëria mund të jetë vërtet një fortesë e Shteteve të Bashkuara në rajon. Ne besojmë se koha ka ardhur për një gjurmë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri", shtoi ajo, raporton Newsbomb.al.

Xhaçka përmendi gjithashtu Kinën, Iranin dhe Turqinë si vende me ndikim në rajon dhe tha se hapësira ajrore, detare dhe tokësore e Shqipërisë është në dispozicion të SHBA-ve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0295250415802
array(1) { ["section"]=> string(125) "xhacka-ne-pentagon-i-kerkon-sekretarit-te-mbrojtes-baza-amerikane-ne-shqiperi-toka-deti-dhe-ajri-ne-dispozicionin-tuaj-117268" }