Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA, zbulohet marrëveshja që do nënshkruajë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:36 18-04-2019 Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA, zbulohet marrëveshja që do nënshkruajë Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka niset për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Xhaçka do të takohet me sekretarin amerikan te Mbrojtjes, Patrick M.  Shanahan.

Kjo vizitë e saj në Pentagon, është e dyta brenda një viti ndërsa një vit më parë, ministrja e Mbrojtjes u prit nga sekretari i Mbrojtjes, James Mattis

Xhaçka mësohet se do të nënshkruajë gjithashtu një marrëveshje për modernizimin e Forcës Ajrore.

Marrëveshja me Departamentin e Mbrojtjes parashikon marrjen e disa helikopterëve Black Hawk, mirëmbajtjen tyre dhe trajnimin e personelit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21349096298218
array(1) { ["section"]=> string(75) "xhacka-vizite-zyrtare-ne-shba-zbulohet-marreveshja-qe-do-nenshkruaje-160900" }