Xhafaj flet për goditjen e Bajrajve: Kanë patur lidhje me struktura shtetërore dhe grupe të tjera kriminale në Elbasan

Publikuar tek: barometri, më 08:32 25-09-2018 Xhafaj flet për goditjen e Bajrajve: Kanë patur lidhje me struktura shtetërore dhe grupe të tjera kriminale në Elbasan

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për aksionin e goditjes së grupit kriminal Bajri, ku u arrestuan 11 të dyshuar për një sërë veprash të rënda kriminale.

 

Teksa rrëfeu disa nga karakteristikat e këtij grupi kriminal, Xhafaj tha se Bajri ndër vite ka patur lidhje me struktura shtetërore në nivel lokal e qëndror.

Deklarata e Xhafajt në emisionin “Real Story” në Vizion+:

Është një nga 6-7 grupet të rrezikshme në shkallë kombëtare. Është grup i mirëstrukturuar kriminal që ka për bazë lidhje të forta familjare dhe krahinore. Është grup që ka akte kriminale ndër vite, dhe dyshohen për ngjarje të caktuara kriminale në Shkodër dhe jo vetëm.

Një karakteristikë tjetër është lidhja me grupe të tjera kriminale. Lidhja dhe ndërveprimi me disa grupe të tjera kriminale në Elbasan dhe një një qytet tjetër të vendit. Shtrirja e aktivitetit jashtë vendit, kupola e grupit, kryesisht në Belgjikë dhe Hollandë. Karakteristikë tjetër është fakti që është një grup shumë i dhunshëm. Për të arritur qëllimet e veta përdor dhunë ekstreme ndaj vikrimave dhe grupeve të tjera.

Akuzohet për disa vepra penale, përdhunime, vënie eksplozivi, përdhunime, vrasje. Nuk duhet neglizhuar edhe fakti që është një grup që ka patur lidhje me politikën në nivel lokal edhe qëndror. Është një grup me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025500059127808
array(1) { ["section"]=> string(124) "xhafaj-flet-per-goditjen-e-bajrajve-kane-patur-lidhje-me-struktura-shteterore-dhe-grupe-te-tjera-kriminale-ne-elbasan-135509" }