Xhafaj i jep postin e rëndësishëm ish-gjyqtarit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:14 27-03-2018 Xhafaj i jep postin e rëndësishëm ish-gjyqtarit Agim Hysi

Agim Hysi, ish-gjyqtari merr postin e rëndësishëm në institucionin e ministrisë së Brendshme.

Ish-gjyqtari komandohet drejtor për ankesat në ministri, dhe për të gjitha çështjet e brendshme. Kujtojmë se, Agim Hysi ka patur postin e zv/drejtorit të SHBÇA, dhe ka ushtruar profesionin e gjyqtarit në Vlorë dhe Gjirokastër. 

Kush eshte Agim Hysi:

Agim Hysi u lind më datë 8 Qershor 1957 në qytetin e Vlorës dhe eshtë diplomuar “JURIST” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës viti 1984-1988. Ai ka një karriere të gjatë në fushën e Drejtësisë dhe Avokatisë.

1980 – 1984 Kryesekretar gjyqësor i Gjykatës së Rrethit Vlorë,

1988 – 1996 Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

1996 – 1998 Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

1998 – 2002 Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

1995 Anëtar i Shoqatës se Juristeve IBM me qendër në Londër.

1996 Anëtar i Konferencës Evropiane Mbi të drejtat e fëmijëve (Bruksel 1996 e vijim).

1996 Anëtar aktiv i shoqatës “Epoch Worldwide” me qendër në Londër.

1997-2002 Ekspert, anëtar i Komitetit të eksperteve të përzgjedhur për problemet e pastrimit të parave dhe të krimit të organizuar, pranë Këshillit të Evropës Strasburg. Pjesëmarrje e rregullt në mbledhjet e këtij Komiteti që nga viti 1998.

2001 Kandidat i Republikës së Shqipërisë si anëtar i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

2002 Kandidat i Republikës së Shqipërisë, si anëtar i Gjykatës Internacionale Kundër Krimeve të Njerëzimit, Hagë .

2004-2013 Anëtar i komisionit të provimit të avokatëve

2009 Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” . Qershor 2009.

2002 – 2011 Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.

2011 – 2012 Ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë

2012 – 2013 Avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë

2014 – 2017 Avokat Shteti – Drejtues i Zyrës së Përfaqësimit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

2017 -2018 Zv. Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat

2018 – në vazhdim Drejtor i përgjithshëm (i komanduar) i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat

Ka një sër kualifikimesh,pjesmarrje në veprimtari studimore shkencore ,botime dhe studime.

Kualifikime :

1980 – 1981 Kurs një vjeçar i gjuhës angleze, pranë Fakultetit Histori Filologji Universiteti i Tiranës,

1993 Specializim pasuniversitar në fushën e të drejtës angleze pranë “London University”,

1998 Kualifikim për të drejtën penale pranë Magjistraturës italiane,

2009 Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut” . Qershor 2009

2009 Kualifikim pranë Gjykatës së të drejtave të Njeriut Strasburg, në lidhje me “Realizimin e të drejtës përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”. Nëntor 2009

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘MERR TAKSI’/ Si u arrestuan 5 taksistët e Tiranës, zbërthehet rrjeti i mirëorganizuar (FOTOT)
Arrestimi i Guriç në Kosovë, “Lista Serbe” merr vendimin drastik »
Article Logic
Execution time: 0.012266874313354
array(1) { ["section"]=> string(54) "xhafaj-i-jep-postin-e-rendesishem-ish-gjyqtarit-114695" }