Xhafaj mbledh drejtuesit e Policisë, zbulohet porosia e fundit

Publikuar tek: barometri, më 08:59 01-11-2018 Xhafaj mbledh drejtuesit e Policisë, zbulohet porosia e fundit

Ministri i Brendshëm në ikje Fatmir Xhafaj ka mbledhur ditën e sotme të gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit.

 

Mësohet se takimi në ambjentet e Ministrisë së Brendshme ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa Xhafaj sipas gazetarit Artan Hoxha ka lënë dhe porosinë e fundit.

“Vijoni punën të qetë në luftën kundër krimit dhe bandave, pavarësisht ndryshimeve, rruga është e shtruar”, besohet t’ ju ketë thënë Fatmir Xhafaj shefave të Policisë së Shtetit, është shprehur gazetari Artan Hoxha në emisionin "Repolitix".

Ministri dha dorëheqjen nga detyra për t’ i lënë vendin gjeneral Sandër Lleshit, ndërkohë që derisa ai të marrë zyrtarisht detyrën, Xhafaj do të vazhdojë të jetë në detyrë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022880077362061
array(1) { ["section"]=> string(68) "xhafaj-mbledh-drejtuesit-e-policise-zbulohet-porosia-e-fundit-139816" }