Xhafaj me ‘dorë të hekurt’ ultimatum politikanëve të lidhur me krimin: Pasoja të rëndë ju presin

Publikuar tek: politike, më 11:42 26-02-2018 Xhafaj me ‘dorë të hekurt’ ultimatum politikanëve të lidhur me krimin: Pasoja të rëndë ju presin

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj është treguar i vendosur sa i takon “forcës së ligjit”, një nismë e ndërmarrë nga Policia e Shtetit për të goditur pa dallim krimin e organizuar dhe asetet e vendosur me burime kriminale.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, lidhur me projektligjin për vettingun në Policinë e Shtetit, ministri Xhafaj ua bëri të qartë të gjithë atyre përfaqësues që janë të lidhur me grupet kriminale se nuk do të shpëtojnë dot nga asnjë lloj imuniteti dhe forca e ligjit.

“Nëse përfaqësues të politikës janë në marrdhënie me grupet kriminale, kanë mbështetje financiare ju siguroj se asnjë lloj imuniteti nuk do i përjashtojë nga goditja e ligjit. Policia është e vendosur të ecë në këtë rrugë, ka mbështetjen time dhe kryeministrit, kjo është ajo që qytetarët presin, ndaj ju siguroj se jemi të vendosur ta bëjmë. Synojmë të zhduket një herë e mirë simbioza e krimit me politikën”, u shpreh ministri, ndërsa u bëri thirrje deputetëve që të votojnë të gjithë projektligjin për vettingun në policinë e shtetit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010859966278076
array(1) { ["section"]=> string(100) "xhafaj-me-dore-te-hekurt-ultimatum-politikaneve-te-lidhur-me-krimin-pasoja-te-rende-ju-presin-111499" }