Xhafaj me zyrtarë të DASH, FBI e DEA-s, jep mesazhin nga SHBA

Publikuar tek: politike, më 16:08 22-03-2018 Xhafaj me zyrtarë të DASH, FBI e DEA-s, jep mesazhin nga SHBA Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj me zyrtaret e larte ne SHBA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj shkruan në tëitter pas disa takimeve të rëndësishme që po zhvillon në SHBA.

Xhafaj ka takuar zyrtarë të DASH, FBI e DEA-s, prej të cilëve ka marrë vlerësime dhe mbështetje në fushën e drejtësisë e sigurisë

"Në Uashington për një vizitë zyrtare. Së bashku me mua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe një ekip nga MB e Policia e Shtetit. Të ftuar nga kolegët dhe miqtë tanë amerikane. Një axhendë e ngjeshur takimesh në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI e DEA etj.

Në Kongres fillimisht në një takim shumë konstruktiv me kongresmenin Robert B. Anderholt dhe më pas një takim me një tjetër mik të Shqipërisë, kongresmenin Steve King. Vlerësime dhe mbështetje e fortë prej tyre për “reformat impresionuese të qeverisë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë”.

Dje në një darkë pune me disa personalitete të njohur për përvojën e tyre si ligjvënës, në fushën e sigurisë dhe diplomacisë, miq e mbështetës në vite të Shqipërisë. Një diskutim shumë interesant për sfidat aktuale në fushën e sigurisë kombëtare dhe luftën kundër terrorizmit”, shkruan Xhafaj nga SHBA.

Nga takimet e Xhafajt në SHBA:

xh.jpg

xh1.jpg

xh2.jpgxh3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topalli ‘shuplakë' Bashës: Zhduke PD-në, demokratët të NGRIHEN! (Çfarë thotë për EH dhe ER)
Rama nuk shkoi në Shkodër, reagon Vasili: Kryeministri le të bëhet zëdhënës shtypi »
Article Logic
Execution time: 0.013803005218506
array(1) { ["section"]=> string(66) "xhafaj-me-zyrtare-te-dash-fbi-e-dea-s-jep-mesazhin-nga-shba-114157" }