Xhafaj në Londër merr premtimin nga zyrtarët e lartë

Publikuar tek: politike, më 12:48 21-02-2018 Xhafaj në Londër merr premtimin nga zyrtarët e lartë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet në një vizitë në Londër. Ministri ka vizituar Metropolitan Police në New Scotland Yard dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe që aty shpreh vlerësimin për policinë britanike si një nga më të mirat në botë duke theksuar se kjo përvojë do të shërbejë në procesin e Vetting-ut të Policisë.

“Në Londër, në vendin e një prej Policive më të mira në botë. Një ditë intensive në Metropolitan Police në New Scotland Yard dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit. Modeli për ne - përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë. Premtim për mbështetje konkrete për operacionin "Forca e Ligjit". Bashkëpunim për operacione dypalëshe”, ka shkruar Xhafaj në twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012060880661011
array(1) { ["section"]=> string(59) "xhafaj-ne-londer-merr-premtimin-nga-zyrtaret-e-larte-110970" }