Xhafaj nuk i fsheh dot emocionet: Kalova një ditë të veçantë sot, çaste të paharrueshme (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:22 28-12-2017 Xhafaj nuk i fsheh dot emocionet: Kalova një ditë të veçantë sot, çaste të paharrueshme (FOTO)

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka lënë për pak kohë situatën e nxehtë politike dhe ka kaluar momente festive me fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.

Në një postim në rrjetin social twitter, Xhafaj shprehet mjaft i emocionuar dhe thotë se ka kaluar çaste të paharrueshme.

“Një ditë e veçantë sot. Çaste të paharrueshme, që rrallë dhurojnë kaq emocione. Fjalët janë tepër për të përshkruar ndjesinë që pata sot, si familjar, prind dhe gjysh, në aktivitetin festiv me fëmijët dhe familjarët e punonjësve të Policisë të rënë në krye e për shkak të detyrës”, shkruan ministri Xhafaj, i cili psoton edhe një foto teksa ndodhet mes fëmijëve në atmosferën e festave të fundvitit.

xhafaaaa.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10357713699341
array(1) { ["section"]=> string(97) "xhafaj-nuk-i-fsheh-dot-emocionet-kalova-nje-dite-te-vecante-sot-caste-te-paharrueshme-foto-104624" }