Xhafaj para gazetarëve jep një tjetër ‘’të vërtetë’’ për çfarë ka ndodhur me Komisionin e Venecias: S’rrëzoi asnjë amendament!

Publikuar tek: politike, më 15:16 24-12-2015 Xhafaj para gazetarëve jep një tjetër ‘’të vërtetë’’ për çfarë ka ndodhur me Komisionin e Venecias: S’rrëzoi asnjë amendament!

“Për ata që duan të dëgjojnë, Komisioni i Venecias  nuk rrëzoi asnjë amendament”, kështu u tha sot gazetarëve Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

Sipas tij, i duhet thënë një ‘’Faleminderit’’ të madhe, për sugjerimet që kanë dhënë.

“Nuk ka asnjë dispozitë të atij projekti që s’ka gjetur mbështetjen e Komisionit të Venesias. Komisioni i Venecias nuk rrëzon asnjë amendament, përkundrazi .

Është rasti për t’u thënë atyre një ‘’Faleminderit’’ të madhe se jep disa sugjerime se si mund të përmirësohen më mirë. Ishte një projekt paraprak dhe e kemi thënë nga mëngjesi deri në darkë, për të gjithë ata që duan të dëgjojnë. Ekspertët kanë dhënë shtratin. Që të gjitha janë sot pothuajse identike. I kemi lutur gjyqtarët të flasin.

Roli i Presidentit në emërimin e gjyqtarëve të jetë sa më formal. Kompetencat e Gjykatës Kushtetuese për të mos kontrolluar kushtetueshmërinë  e amenadenteve kushtetuese. Nevojën e ngritjes së disa institucioneve si Tribunali etj i ka mbështetur

Ajo që është më e rëndësishme dhe askush nuk po e thotë dhe duhej thënë si kryefjalë është se ka mbështetur fort procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.’’, tha Xhafaj.

“E çuam në Venecia se kishim nevojë për një ekspertizë më profesionale, edhe në pajtim me modele të tjera dhe standard ndërkombëtare që mbron ky organizëm prestigjoz me qëllim që të kishim një produkt shumë më cilësor.

Mendoj që afatet janë të rëndësishme po jo thelbësore për procesin. Ne nuk u kemio kushtuar rëndësi afateve por cilësisë, produktit, procesit.

Ka marrë mbështetje pozitive nga Komisioni i Venecias. Por padyshim ka nevojë të shihet drafti, nën dritën e konsultimeve dhe nga rekomandimet. Kjo nuk është fundi i botës, përkundrazi duhet vlerësuar si një gjë tepër pozitive.

Qoftë viti që vjen, viti i drejtësisë!’’, përfundoi Xhafaj, duke u kërkuar operatorëve të fiknin kamerat sepse kishte dëshirë që me të qëndronin gazetarët ‘’1 minutë’’. 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094020366668701
array(1) { ["section"]=> string(126) "xhafaj-para-gazetareve-jep-nje-tjeter-te-vertete-per-cfare-ka-ndodhur-me-komisionin-e-venecias-s-rrezoi-asnje-amendament-28475" }