Xhafaj paralajmëron Bashën në Kuvend: Lulzim bëj kujdes ose përndryshe... (E plotë)

Publikuar tek: barometri, më 08:13 29-06-2018 Xhafaj paralajmëron Bashën në Kuvend: Lulzim bëj kujdes ose përndryshe... (E plotë)

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar hapur në Kuvend kreun e PD Lulzim Basha duke i thënë të ketë kujdes me akuzat që artikulon duke cituar shërbime inteligjente partnere ose përndryshe duhet të gjejë guximin e të thotë me emër e mbiemër personat të cilët i kanë dhënë informacione.

“Le të dëshmojë çfarë pune ka bërë e çfarë gjurme ka lënë! Por këto sfida, të cilat i ka të humbura që në fillim, dihet se nuk i interesojnë, ndaj ka gjetur strehë tek ‘Babale-zbulimet’ dhe spiunimet. 

E meqë ra fjala, ka ardhur dita që pesha e fjalës së cilitdo politikani të matet me përgjegjësinë publike, që ai merr pasi e pohon. 

Ndaj, Lulzim bëj kujdes kur aludon shërbime inteligjente partnere, për informacione të dhëna gjoja prej tyre, në trillet e sajuara prej teje, ose përndryshe gjej guximin të thuash emër e mbiemër! Bëj kujdes se jo vetëm bëhesh qesharak mes tyre, por edhe se nuk dihet se në çfarë dërrase tjetër të kalbur je duke shkelur! “ i tha Xhafaj Ballës.


MË SHUMË NGA FJALA E FATMIR XHAFAJT:

Unë mendoj se kushdo me pak arsye, që e ka ndjekur apo i ka shërbyer kësaj skeme shantazhi, e ka kuptuar se gjithë skema e dështuar që u ngrit për të denigruar Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, nuk funksionoi. 

Është bërë më se e qartë, për këdo brenda dhe jashtë kësaj salle, se gjithë historitë e montuara apo tinëzisht të shfrytëzuara nga Partia Demokratike nuk kanë për qëllim as vërtetësinë e aq më pak drejtësinë. Që qëllimi juaj, si autorë dhe bashkëpunëtorë në maskaradat e servirur publikut ishte diku tjetër, nuk do dhe aq mend për ta kuptuar. Dhe këtë ia them sidomos atyre pak njerëzve që morën mendtë tuaja dhe ju besuan. 

Është po aq e qartë se gjithë sa thatë e bëtë kundër meje kishte si qëllim që të krijonte efekt propogandistik tek qytetarët dhe Ministri i Brendshëm ta merrte njëherë linçimin publik, pastaj pak rëndësi kishte si do të ishte e vërteta. 

Është shumë kollaj që shpifja dhe intriga të zërë vend në shoqërinë tonë. 

Njerëzit të lodhur me hallet e tyre dhe të mërzitur me politikën dhe disa politikanë, baltaxhinj, mashtrues e gënjeshtarë, nuk e kanë më vonë vëmendjen dhe interesin për të vërtetën për sa thuhet për një politikan. Dhe ju si dinakë dhe intrigantë të klasit që jeni, u përpoqët të peshkonit mirë në këtë situatë.

Jam mëse i vetëdijshëm që reforma e drejtësisë dhe tashmë shumë nga rezultatet e punës së Policisë së Shtetit, të punës sime si Ministër kanë prekur jo pak interesa kriminale, e jo vetëm në grupet kriminale, por edhe të disa zyrtarëve dhe politikanëve të lidhur me fije të shumta interesash financiare e kriminale me to, brenda dhe jashtë vendit. 

Dhe sot këto dy kategori gjenden të bashkuara në këtë lum akuzash të pabaza, të shëmtuara. Sot gjenden së bashku duke i shërbyer njëra-tjetrës dhe duke vepruar që të më shantazhojnë mua në cilësinë e Ministrit të  Brendshëm, të shantazhojnë Qeverinë dhe vet institucionet e shtetit. 

Ju që besoni fort se me këtë maskaradë, keni gjetur kauzën e radhës, gaboheni fort! Me këtë rast duhet t’ju kujtoj edhe një shprehje të njohur popullore: “Kush tenton t’i bëj gropën tjetrit të pres se shpejt mund të bjerë vet brenda!” 

Është fare e lehtë sot që të mbyllësh hesapet politike me Lulzimin dhe me kulturën politike që përfaqëson. Ka qenë Ministër i Brendshëm njëherë e një kohë dhe nëse do që të krahasohet për punë dhe rezultate, të urdhërojë, të hapur e ka mejdanin! Le të dëshmojë çfarë pune ka bërë e çfarë gjurme ka lënë! Por këto sfida, të cilat i ka të humbura që në fillim, dihet se nuk i interesojnë, ndaj ka gjetur strehë tek ‘Babale-zbulimet’ dhe spiunimet. 

E meqë ra fjala, ka ardhur dita që pesha e fjalës së cilitdo politikani të matet me përgjegjësinë publike, që ai merr pasi e pohon. 

Ndaj, Lulzim bëj kujdes kur aludon shërbime inteligjente partnere, për informacione të dhëna gjoja prej tyre, në trillet e sajuara prej teje, ose përndryshe gjej guximin të thuash emër e mbiemër! Bëj kujdes se jo vetëm bëhesh qesharak mes tyre, por edhe se nuk dihet se në çfarë dërrase tjetër të kalbur je duke shkelur! 

Kolegë deputet të opozitës,

Veprimtarinë time si Ministër i Brendshëm e keni para syve dhe para vëmendjes tuaj si ligjvënës, ndaj jeni të ftuar ta gjykoni dhe ta hetoni, siç shumë herë ju kam ftuar. 

Integritetin tim, të çdo bashkëpunëtori tim dhe të çdo familjari dhe kryesorja përgjegjësinë time ligjore e politike të lidhur me ta, ju sfidoj publikisht ta shqyrtoni dhe ta kontrolloni deri në detajin më të imët. 

Deri atë ditë, në të cilën do dështoni sërish siç dështuat, unë do vazhdoj të kryej detyrën që më është besuar. E mbase atëherë do të jem unë që do ju tregoj sesi zbulohet e vërteta konform vlerave njerëzore, politikës së shëndoshë dhe zbatimit të ligjit.

Jam njeri i ligjit dhe do të pres me qetësi institucionet e ligjit të bëjnë detyrën konform ligjit. 

Jam zyrtar i shtetit dhe më duhet të respektoj dhe të pres me durim veprimin dhe përfundimet e institucioneve të shtetit. Dhe s’kam ndërmend t’i friksohem as atyre që po dridhen prej Reformës në Drejtësi, e akoma më pak bandave të krimit të organizuar që i përdorin si marioneta. 

Por çdo gjë në kohën e vet. 

Unë jam dhe mbetem Ministër i Brendshëm i Qeverisë dhe kam përgjegjësinë të vazhdoj të bëjë detyrën, të bëjë detyrën në shërbim të qytetarëve dhe në zbatim të ligjit.   

E vërteta vonon, por nuk vdes!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1764919757843
array(1) { ["section"]=> string(84) "xhafaj-paralajmeron-bashen-ne-kuvend-lulzim-bej-kujdes-ose-perndryshe-e-plote-126125" }