Xhafaj paralajmëron hapur Bashën në Parlament: Ki durim Lulzim!

Publikuar tek: politike, më 14:41 26-02-2018 Xhafaj paralajmëron hapur Bashën në Parlament: Ki durim Lulzim!

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha se Xhafaj dhe vëllai i tij janë të implikuar në trafik droge.

Nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj tha se do ishte mirë që procesi i Vettingut të niste nga familjet e tyre, duke ftuar Bashën të ketë durim.

Ministri i Brendshëm replikoi shkurt, por edhe për herë të parë akuzat e kryedemokratit në Kuvend ditën e sotme duke thënë se duhet të jetë ai i pari i cili do të marrë iniciativën e vetëdeklarimeve për mbarëvajtjen e procesit.

“Për sa i përket të gjitha çështjeve të tjera, sinqerisht ta them duhet të kesh më shumë durim, edhe për SPAK, edhe BK së pari nga mua, së dyti nga ty, përfshirë edhe familjet tona. Do të ishte një gjë shumë e mirë. Do e marr unë iniciativën i pari pas pak kohësh. Prandaj ki durim Lulzim!”- ka thënë Xhafaj nga foltorja e Kuvendit.

LEXO EDHE:XHAFAJ ME ‘DORË TË HEKURT’ ULTIMATUM POLITIKANËVE TË LIDHUR ME KRIMIN: PASOJA TË RËNDË JU PRESIN

 

LEXO EDHE: KUSHTI I FORTË BASHËS: DONI VETTING NË POLICI? NA JEPNI ‘KOKËN’ E MINISTRIT DHE KËTYRE DREJTORËVE

FJALA E PLOTË:

Dëgjova me vëmendje shumë diskutime rreth p/ligjit e kam mbajtur shënime.Dua t’i falënderoj të gjithë ata të cilët kanë qenë konstruktivë në këtë debat, edhe për kritikat, edhe për sugjerimet, edhe për skepticizmin që kanë mbi atë çfarë mund të ndodhë. E justifikueshme është. Mua dhe të gjithë njerëzve që jemi të angazhuar në këtë betejë na mbetet vetëm të themi: le t’ia lëmë kohës dhe ta shohim ç‘do të ndodhë.

Dëgjova që flisnin për rezultatet, për një polici të inkriminuar, të kanabizuar. Folët edhe për një raport, por së paku duhet të tregoheni të ndershëm, kur merrni përsipër të bëni disa deklarata të kësaj natyre.

Policia ka probleme, pa dyshim. Kjo është arsyeja që ne kërkojmë Vetting-un. Policia ka pasur probleme, nuk janë probleme të sotme, as të para 1 viti, as para 2 vitesh. Janë probleme të akumuluara në vite që duhen trajtuar me kujdes, me maturi si domosdoshmëri për të pasur një organizatë me integritet dhe eficente.

Por ju nuk mundet që për 120, apo po deshët për 220 policë, të etiketoni si të tillë, 10 mijë të tillë. 10 mijë policë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk është e drejtë, nuk është e ndershme. Por duhet të jemi fair edhe me atë çfarë keni bërë, edhe kur citoni, edhe kur flisni për siguri. Po ju jap vetëm një shifër, 2017-a, janë gjithsej 50 vepra penale të vrasjes. Dhe mos harroni që pothuajse 99% janë të zbuluara. Deri edhe vrasje që për nga pikëpamja e ekzekutimit janë tejet të vështira pa një profesionalizëm të lartë, si këto të fundit, si dhe kjo e sotmja.

Dhe mos harroni se nëse flasim për 50 vepra penale, në 2010-ën ishin 118 të tilla; në 2011-ën 124 të tilla; në 2012-ën 126 vrasje! Sot po flasim për 50 të tilla. Prapë janë shumë.

Ka apo nuk ka siguri? Ka apo nuk ka parandalim dhe luftë kundër krimit? Ju më cituat raportet ndërkombëtare. Tashti do të citoj raportet tuaja. Komisioni Europian ‎2009-2011 “Kanabisi vazhdon të prodhohet brenda vendin për tregjet në Europë dhe Shqipëria mbetet një vend tranzit për trafikantët e narkotikëve që lëvizin nga Azia qendrore me destinacion Europën perëndimore. Disa zona të kultivimit si fshati Lazarat mbeten të paaksesueshëm për policinë. Trafikimi i drogës mbetet një çështje shqetësuese serioze gjë që kërkon një përpjekje më të madhe.”

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e vitit 2009, fq.96 e raportit: “Trafikimi i narkotikëve në Shqipëri vazhdon të jetë një nga rrugët e jashtëligjshme më fitimprurëse. Grupet e krimit të organizuar e përdorin Shqipërinë si një pikë tranziti për narkotikët dhe llojet e tjera të kontrabandës për shkak të vendndodhjes strategjike të saj, zbatimit të dobët të ligjit, sistemit gjyqësor të pareformuar dhe kufijve jashtë kontrollit.” Në 2012-ën i njëjti raport i DASH, vazhdon: “Shqipëria mbetet një vend tranzit dhe destinacion për kanabis, heroinë, kokainë. Vend prodhues i marijuanës së destinuar për vendet e BE-së”, si dhe vazhdon më poshtë: “Përpjekjet në luftë kundër drogës vijojnë të pengojnë nga mungesa e burimeve, korrupsioni dhe vullneti politik”. Europoli lidhur me drogën. Raporti i vitit 2009, 1 prill 2009, faqja 32 e raportit: “Shqipëria shërben si vend grumbullimi dhe pikëshpërndarje e heroinës në vendet e Bashkimit Europian. Gjithashtu, ekzistenca e lidhjeve shumë të ngushta të grupeve kriminale që operojnë në Kosovë, Shqipëri dhe Itali për trafikimin e qenieve njerëzore dhe heroinës, produkteve të kanabisit dhe gjithnjë e më shumë të kokainës”.

Raporti i Europolit, faqe 10,32 "Shqetësimet lidhur me korrupsionin në polici", në raportin e vitit 2012 të progres raportit të Komisionit Europian: “Nuk ka asnjë përmirësim në luftën kundër korrupsionit edhe pas krijimit të departamentit të kontrollit”.

Këto janë disa nga citimet e raporteve me qenë se ju, iu referuat atyre. Kjo do të duhej t’iu bënte shumë më të kujdesshëm, për të pranuar një fakt të vërtetë dhe shumë të rëndësishëm mbi të cilën mund të ngihet i gjithë ky diskutim, që e pranoj me shumë të drejtë kolegu juaj i opozitës z. Shehi, me të cilin unë përgjithësisht jam dakord me çfarë parashtroi. Këto janë dukuri që kanë ekzistuar, kanë qenë prezente, shqetësim për vendin dhe shqetësim për partnerët. Ajo që ne po bëjmë është që e shikojmë këtë realitet në sy.

Ajo që ne po bëjmë, po i nënshtrojmë një analize të thellë, gjithë këto dukuri dhe kemi gjetur një instrument të rëndësishëm që do ta bëjë këtë skanim të strukturës së këtyre agjencive ligjzbatuese, si domosdoshmëri për pastrimin e tyre dhe evidentimin, promovimin e njerëzve me integritet dhe profesionist të zotë në radhët e tyre.

Dhe kjo nuk është një shpikje shqiptare, iu thashë edhe më parë. Kjo është një gjë që e bëjnë të gjitha agjencitë ligjzbatuese sot. E bëjnë shumë më të ashpër se kaq. E bëjnë shumë më të ashpër se kaq. Referojuni atyre dhe do të shikoni që ky proces skanimi, ky proces vlerësimi nuk është një proces që bëhet një herë në kaq vite, por shumë i fortë bëhet vit për vit për çdo punonjës të përfshirë në këto struktura.

Përsa i përket çështjes së Vetting-ut, për mua z.Kryetar i Partisë Demokratike, e kam thënë dhe nuk i lëviz asnjë presje, asaj çfarë kam deklaruar. Që ta bësh atë është një gjë shumë e mirë. Thjesht të duhet një ndryshim kushtetues. Merre inciativën. Përsa i përket të gjithë çështjeve të tjera, bën mirë të kesh pak durim. Sinqerisht ta them që duhet të kesh më shumë durim që të presësh, për shumë gjëra. Edhe për atë që ke kohë që flet. Edhe për SPAK-un edhe për BKH-në. Dhe aty ka nevojë për të bërë një ndryshim, që dhe procesi i tyre të fillojë më së pari nga unë dhe së dyti nga ju, që jeni kryetar i opozitës. Përfshirë edhe familjet tona edhe rrethet tona familjare. Edhe pasuritë tona, mund ta bëjmë këtë gjë. Do të ishte një gjë shumë e mirë. Ta marrë unë inciativën shumë shpejt. Dhe besoj se do ta shikosh rezultatin se si do të dalë. Prandaj, ki durim Lulzim!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013149976730347
array(1) { ["section"]=> string(68) "xhafaj-paralajmeron-hapur-bashen-ne-parlament-ki-durim-lulzim-111521" }