Xhafaj për vettingun: Së shpejti do të nisë edhe në politikë

Publikuar tek: barometri, më 08:24 20-02-2018 Xhafaj për vettingun: Së shpejti do të nisë edhe në politikë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka bërë një deklaratë të fortë në Komisionin e Sigurisë. Gjatë mbledhjes ka qenë deputeti i PD, Ervin Salianji i cili i ka drejtuar një pyetje ministrit, duke i kërkuar që vettingu të nisë fillimisht nga ai vetë.

“Duke qenë se përfshihen në këtë projktligj në vetting e kontroll, a nuk do ishte mirë të niste kontrolli nga ministri i Brendshëm, kushdo qoftë ai? Ju thoni që legjislacioni i tanishëm në fuqi nuk parashikon mjete a procedura kontrolli, pranoni që shërbimi për kontrollin e brendshëm ka dështuar në misionin e vet për kontrollin e policisë së shtetit”, pyeti Salianji në Komisionin e Sigurisë.

Ndërkohë, ministri i ka kthyer një përgjigje të fortë, duke i thënë se vettingut do t'i nënshtrohet edhe ai vetë, por së shpejti do nisë edhe në radhët e politikës.

“Vettingu pa dyshim do të nisë nga unë, si minister i Brendshëm. Së shpejti do të kemi edhe vetting politik shumë shpejt, për çështje të figurës, në mënyrë vecantë të atyre që kanë patur rol vendimarrës në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi”, iu përgjigj ministri Xhafaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023160934448242
array(1) { ["section"]=> string(66) "xhafaj-per-vettingun-se-shpejti-do-te-nise-edhe-ne-politike-110818" }