Xhafaj takim me zyrtarë të lartë në SHBA, merr vlerësime për Vettingun: Unik në Ballkan

Publikuar tek: barometri, më 08:28 25-03-2018 Xhafaj takim me zyrtarë të lartë në SHBA, merr vlerësime për Vettingun: Unik në Ballkan

Foto nga takimi i ministrit Xhafaj me përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë në Uashington

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet në SHBA, ku po zhvillon takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë amerikanë.

Pas takimit me Ndihmës Sekretarin James A. Walsh, Xhafaj takoi edhe zv/ndihmësin e Prokurorit e Përgjithshëm Bruce Swartz, i cili dha vlerësime të mëdha për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Sakaq, e cilësoi procesin e vetting-ut më unikun në Ballkan. “Procesi i Vetting-ut që ju keni ndërmarrë është unik në rajon, duke e bërë Shqipërinë model për vendet e tjera të Ballkanit e më gjerë dhe ka ndikuar së tepërmi në ndërtimin e një marrëdhënie të mrekullueshme mes nesh”- u shpreh Swartz.

Sakaq, Ministri Xhafaj solli një retrospektivë të punës së bërë lidhur me reformën në drejtësi, ndërsa zyrtari amerikan ofroi mbështetjen e amerikanëve në këtë proces të gjatë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020576000213623
array(1) { ["section"]=> string(92) "xhafaj-takim-me-zyrtare-te-larte-ne-shba-merr-vleresime-per-vettingun-unik-ne-ballkan-114454" }