Xhafaj takon ministrin britanik për Sigurinë dhe jep lajmin e mirë

Publikuar tek: politike, më 18:11 21-02-2018 Xhafaj takon ministrin britanik për Sigurinë dhe jep lajmin e mirë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë vizitës zyrtare në Londër është takuar me ministrin britanik për Sigurinë, Ben Wallace, i cili i ka premtuar mbështetje në luftën kundër krimit të organizuar.

“Takim shumë miqësor me Ministrin britanik për Sigurinë z. Ben Wallace për një axhendë të përbashkët pune, në interes të bashkimit të përpjekjeve për veprime të bashkërenduara në luftën kundër krimit të organizuar”, njofton Xhafaj.

Ministri Xhafaj paralajmëron operacione të përbashkëta dhe jep lajmin se shumë shpejt Wallace do të vizitojë vendin tonë.

“Premtim për asistencë teknike dhe operacione të përbashkëta. Shumë shpejt do ta mirëpres mikun tim Ben Wallance në Tiranë për të avancuar axhendën e përbashkët”, shkruan Xhafaj.

Ministri i Brendshëm Xhafaj ka paralajmëruar edhe më herët se shumë shpejt do të ketë operacione të përbashkëta me policinë britanike për goditjen e organizatave kriminale, veçanërisht atë të cilat kanë investuar në pasuri të paluajtshme në Britani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01104998588562
array(1) { ["section"]=> string(73) "xhafaj-takon-ministrin-britanik-per-sigurine-dhe-jep-lajmin-e-mire-111009" }