Xhafaj takon prokurorin italian të antimafias, zbardhen çështjet e rëndësishme që trajtuan (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 11:13 26-02-2018 Xhafaj takon prokurorin italian të antimafias, zbardhen çështjet e rëndësishme që trajtuan (FOTO)

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj takoi sot në mëngjes prokurorin italian të antimafias, Federico de Raho.

Takimi mes tyre është fokusuar kryesisht në strategjinë për të luftuar grupet kriminale dhe asetet e ngritura me aktivitete kriminale.

Vetë Xhafaj përmes një postimi në twitter se çfarë është diskutuar konkretisht mes tyre.  

“Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim Prokurorin Kombëtar italian Antimafia dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho dhe bashkëpunëtorët e tij, që nga dje në Tiranë. Një diskutim shumë profesional dhe i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur italian, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar

Me Prokurorin De Raho diskutuam çështje konkrete me shumë interes lidhur me bashkëpunimin dy palësh në luftë kundër krimit të organizuar transnacional, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale. Shkëmbim informacioni më të shpejtë, analiza dhe hetime të përbashkëta me skuadra mobile si dhe trajnime me Policinë shqiptare", shkruan Xhafaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013430833816528
array(1) { ["section"]=> string(101) "xhafaj-takon-prokurorin-italian-te-antimafias-zbardhen-ceshtjet-e-rendesishme-qe-trajtuan-foto-111497" }