Xhafaj tregon ‘identikitin’ e kokave të krimit që do arrestohen: Me biznese, investojnë edhe në media

Publikuar tek: politike, më 23:55 15-02-2018 Xhafaj tregon ‘identikitin’ e kokave të krimit që do arrestohen: Me biznese, investojnë edhe në media

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj shprehet se operacioni Forca e Ligjit do të çojë në pranga jo vetëm kriminelë ordinerë, por edhe ata që konsiderohen si “kokat” dhe kanë biznese apo kanë dhënë biznese me qera.

Në “Opinion”, Xhafaj u shpreh se këto arrestime pritet të ndodhin shumë shpejt. “Ata janë individë të veçantë. Kanë edhe biznese, ose kanë investuar para në biznese apo kanë dhënë biznese me qera”, u shpreh Xhafaj.

Ndër të tjera ministri i Brendshëm tha se ka patur raste kur grupe kriminale kanë investuar në media për të sulmuar grupe të tjera kriminale apo për të devijuar hetimet. Xhafaj nuk pranoi të përmendë raste konkrete.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011988162994385
array(1) { ["section"]=> string(104) "xhafaj-tregon-identikitin-e-kokave-te-krimit-qe-do-arrestohen-me-biznese-investojne-edhe-ne-media-110402" }