Xhafaj tregon me detaje aksionin: Si u gjurmua dhe u kap kokaina në Durrës

Publikuar tek: politike, më 22:24 01-03-2018 Xhafaj tregon me detaje aksionin: Si u gjurmua dhe u kap kokaina në Durrës

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shpjeguar me detaje se si u realizua me sukses operacioni për kapjen e sasisë më të madhe të kokainës të futur deri më tani në Shqipëri.

Xhafaj vlerësoi të gjitha strukturat që bashkëpunuan në diskrecion të plotë dhe shprehu keqardhjen për sulmet e opozitës ndaj këtij aksioni tepër të rëndësishëm.

Deklarata e Xhafaj në emisionin “Real Story”:

Është bërë analiza e riskut, që më pas i çon organet e hetimit doganor për të bërë një kontroll plus specifik, ndryshe nga ngarkesat e tjera. Në rastin konkret kishte një dyshim për këtë kompani dhe kontrollorët ishin të vëmendshëm. Ka pasur 4 kontenierë në mos gaboj. Ka patur një kontroll me qen anti-drogë që ka dhënë dyshimet e para. Pastaj është kaluar në skaner dhe është krijuar bindje e plotë që kemi të bëjmë me drogë.

Çështja është shtruar për diksutim. Është njoftuar prokuroria e Krimeve të Rënda dhe është caktuar prokurori. Është rënë dakort për të lejuar lëvizjen e konteinerit për të parë se ku do të shkonte. Natyrisht lëvizja në protin e Durrëist është pak e vështirë për shkak të vendit të vogël, njerëzve të pakët por për fat të mirë nuk pati rrjedhje informacioni.

Është një shkallë pjekurie krahasuar me të kaluarën që nuk ka patur rrjedhje informacioni. Në momentin që ka filluar shkarkimi është gjykuar që të ndërhyet. Sasia e kokainës ka qenë në një dysheme me dy nivele. Një dopjo dysheme sipas ekspertizës. Është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikësja për ta çmontuar.

Ka disa elementë që janë pozitivë në këtë histori. Ka patur një fokus goxha të ndjeshëm ë doganës por edhe policisë, ka një pjekuri për mënyrën sesi ato veprojnë. Së treti e gjitha kjo, task forca, risia që i bashkon të gjitha agjencitë, ka sjellë një frymë të re. Dhe së katërti është edhe kurajo për t’u përballur me forma të tilla të krimit. Dhe besoj se kjo meriton vëmendjen dhe besoj se e ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë, për fat të keq opozita në vend të mbështeste fort policinë e anatemoi atë, duke baltosur dhe padyshim kjo është e dëmshme. Qëndrime të kësaj natyre nuk i bëjnë mirë luftës kundër krimit por e mbështesin dhe favorizojnë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011370897293091
array(1) { ["section"]=> string(80) "xhafaj-tregon-me-detaje-aksionin-si-u-gjurmua-dhe-u-kap-kokaina-ne-durres-111932" }