Xhafaj urdhëroi operacion special për lirimin e shqiponjës, avokati bën një propozim: Të kthehet në vepër penale

Publikuar tek: aktualitet, më 17:22 19-02-2018 Xhafaj urdhëroi operacion special për lirimin e shqiponjës, avokati bën një propozim: Të kthehet në vepër penale

Pas debateve të shumta që shkaktoi në mbarë opinionin publik dy ditë më parë dhunimi i një shqiponje në Pukë, ku ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dërgoi grupin e gatshëm për lirimin e shqiponjës, ka ardhur një propozim nga avokati Adriatik Lapaj.

Lapaj ka propozuar që të kthehet në vepër penale çdo veprim që cënon ekzistencën e simbolit tonë kombëtar, SHQIPONJËS.

“Kapja e qëllimshme, mbajtja në robëri, vrasja, transporti, shitja dhe ofertimi për shitje i të gjitha llojeve të Shqiponjës edhe kur ato janë të ngordhura përbën krim dhe dënohet me burgim nga 1 deri në 3 vite.

Kur kjo vepër përsëritet ose kryhet duke e torturuar Shqiponjën dënohet me burgim nga 3 deri në 5 vite”, shkruan avokati ndër të tjera.

Më poshtë keni propozimin e plotë:

Propozim për kthimin në vepër penale të çdo veprimi që cënon ekzistencën e simbolit tonë kombëtar, SHQIPONJËS.

HEQJA E LIRISË DHE VRASJA E SHQIPONJËS.

Dëmtimi i qëllimshëm, zhvendosja ose shkatërrimi i çerdheve dhe i vezëve, marrja dhe mbajtja e vezëve nga gjendja e egër edhe nëse këto vezë janë bosh si dhe shqetësimi i qëllimshëm, veçanërisht gjatë periudhës së shumimit dhe rritjes së të vegjëlve të të gjitha llojeve të Shqiponjës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 500 000 lekë.

Kapja e qëllimshme, mbajtja në robëri, vrasja, transporti, shitja dhe ofertimi për shitje i të gjitha llojeve të Shqiponjës edhe kur ato janë të ngordhura përbën krim dhe dënohet me burgim nga 1 deri në 3 vite.

Kur kjo vepër përsëritet ose kryhet duke e torturuar Shqiponjën dënohet me burgim nga 3 deri në 5 vite.

Përjashtohen nga përgjegjësia penale vetëm personat e autorizuar nga Ministria e Mjedisit me leje të posacme për kapjen, mbajtjen apo transportimin e Shqiponjës për qëllime studimore apo mirëmbajtje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasjet e Universitetit, Bordi akuzon Rektorin: Ja çfarë bëri kundër nesh (E PLOTË)
Dalin pamjet tronditëse: Sherri dhe plagosja me armë në mes të Tiranës (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.010679006576538
array(1) { ["section"]=> string(117) "xhafaj-urdheroi-operacion-special-per-lirimin-e-shqiponjes-avokati-ben-nje-propozim-te-kthehet-ne-veper-penale-110769" }