Xhamajka mohoi të ketë njohur pavarësinë e Kosovës, Thaçi bën përgjegjëse ambasadores Çitaku në SHBA

Publikuar tek: rajon, më 15:41 21-02-2020 Xhamajka mohoi të ketë njohur pavarësinë e Kosovës, Thaçi bën përgjegjëse ambasadores Çitaku në SHBA Hashim Thaçi - Vlora Çitaku

Ditën e djeshme, presidenti I Kosovës Hashim Thaçi, përmes një postimi në faqen e tij në ‘Twitter’, njoftoi lajmin e mirë se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo një lajm i tillë u përgënjeshtrua nga ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith, e cila tha se deri më tani shteti i Xhamajkës nuk e ka njohur Kosovën.

Dhënien e lajmit se Xhamajka e ka njohur Kosovën e bëri ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e cila përmes postës elektronike ka njoftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin, Albin Kurti, e ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca për njohjen nga ky shtet.

E pyetur në lidhje me këtë situatë të komplikuar, në një përgjigje për gazetën Express, zyra e Thaçit ka deklaruar se përgjigje për këtë temë duhet të japin në MPJ, ndërsa theksoi se lajmi për njohjen ishte dhënë nga ambasadorja Vlora Çitaku.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Tëitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, -thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.

njohja.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhamajka njeh pavarësinë e Kosovës
I shitën kriminelit shqiptar pasaportën për 40 mijë euro, arrestohen 6 oficerë grek »
Article Logic
Execution time: 0.0091111660003662
array(1) { ["section"]=> string(106) "xhamajka-mohoi-te-kete-njohur-pavaresine-e-kosoves-thaci-ben-pergjegjese-ambasadores-citaku-ne-shba-195974" }