Xhamia e re e Dragostunjës, Rama: Vepër e realizuar me kontributet e besimtarëve dhe jo besimtarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 12:15 18-06-2015 Xhamia e re e Dragostunjës, Rama: Vepër e realizuar me kontributet e besimtarëve dhe jo besimtarëve

Kryeministri Rama, i cili ishte nisur për në Librazhd, devijoi itinerarin e tij për të vizituar xhaminë e Dragostunjës, një vepër e ndërtuar me kontributet e besimtarëve dhe jo besimtarëve ku u prit nga përfaqësues të komunitetit mysliman të zonës, si dhe nga Myftiu i Tiranës Ylli Gurra. Ndërtimin e kësaj xhamie të re kryeministri e ka quajtur vendosjen në vend të amanetit të të parëve të Myftiut Gurra. Së bashku me të, Kryeministri Rama mbolli një pemë dafine, në shenjë simbolike, të kësaj vizite.

 “Kjo xhami është një simbol i vullnetit të mirë, vepër e realizuar me kontributet e besimtarëve dhe jo besimtarëve, por të gjithë së bashku për të mbledhur kontribute me besimin e madh, se një vepër e tillë bën mirë për të gjithë dhe është një ogur i mirë për të gjithë.

Nga ana tjetër, bëra këtë ndalesë edhe në respekt të thellë të mikut dhe klerikut të njohur Ylli Gurrës, me të cilin unë ndaj një kujtim të paharrueshëm të Parisit më 11 janar, ku marshimi dorë për dore i komuniteteve fetare shqiptare, u bë krenaria dhe shpresa europiane e asaj dite.

Dua ta përgëzoj jashtëzakonisht me gjithë zemër Yllin dhe të gjithë ata që kanë konceptuar këtë projekt sepse me aq sa pashë dhe me aq sa unë e njoh këtë pjesë të historisë së arkitekturës së kultit, nuk është thjesht një xhami e rindërtuar në themelet e një xhamie që dikur ishte një vatër edhe arsimimi për njerëzit e zonës, por është edhe një xhami e pikturuar me shumë shije dhe e përzgjedhur për të qenë një hapësirë ku kaligrafia e vjetër dhe fryma e re e kësaj drite besimi, bashkëjetojnë në harmoni të plotë”, tha Rama.

Rama uroi besimtarët edhe për muajin e shenjtë të Ramazanit : “Duke e mbyllur uroj për të gjithë ju që të jetë i mbarë ky muaj i madh i Ramazanit dhe përfitoj nga rasti që nga sheshi i kësaj xhamie të vogël por mjaftueshmërisht rrezatuese, t’ia çoj këtë urim të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe në radhë të parë të gjithë atyre që përmes këtij muaji dhe riteve të tij, do të kërkojnë më shumë dritë dhe më shumë shpresë, por padyshim do të përftojnë dhe më shumë forcë në rrugën e tyre të jetës”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vodafone Albania mbështet të rinjtë me mundësi unike karriere, aplikimet për Discover Vodafone 2015
Parandalohet vrasja e të riut në Korçë »
Article Logic
Execution time: 0.013302087783813
array(1) { ["section"]=> string(103) "xhamia-e-re-e-dragostunjes-rama-veper-e-realizuar-me-kontributet-e-besimtareve-dhe-jo-besimtareve-13926" }