Xhamia simbol e Tiranës mbulohet me llamarina, Shoqata Tirana: Një armiqësi e padukshme po godet objektet e qendrës historike

Publikuar tek: kulture-art, më 18:12 27-01-2020 Xhamia simbol e Tiranës mbulohet me llamarina, Shoqata Tirana: Një armiqësi e padukshme po godet objektet e qendrës historike Xhamia e Et'hem Beut

Shoqata Tirana reagon pas mbulimit me panele metalike të Xhamisë së Et'hem Beut në qendër të kryeqytetit, duke akuzuar se ky veprim, si dhe një sërë sjelljesh të tjera të institucioneve ndaj objekteve historike nuk janë të rastësishme

Shoqata Tirana i është drejtuar Institutit të Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës për këtë rast, por edhe për tentativën e prishjes së Teatrit Kombëtar, “eklipsimin” e varrit të Kapllan Pashës nga një ndërtesë shumëkatëshe dhe lënien mënjanë të monumentit të Sulejman Pashës. Kjo shoqatë i quan në tërësi këto veprime si “një armiqësi e pa dukshme po i godet një e nga një objektet e qendrës historike të Tiranës”.

Arsyeja e mbulimit të Xhamisë me panele metalike është bërë për shkak të restaurimit të çatisë, që do të hiqet plotësisht gjatë këtij procesi. Ndaj, për të penguar dëmtimin e pikturave murale nga rreshjet e shiut është vendosur mbulimi i saj.

“Shkresa që Shoqata Tirana i ka drejtuar Institutit të Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës në lidhje me mbulimin metalik të objektit simbol të historisë së qendrës së Tiranës! Në fillim varri i Kapllan Pashës i mbuluar nga një shumkatësh, prej kohësh tentativa për prishjen e Teatrit Kombëtar, leja e dhënë për ndërtesë shumë katëshe pranë sahatit të Tiranës dhe tani mbulimi metalik i Xhamisë. Nëse marrim parasysh edhe monumentin e Sulejman pashës lënë në pozicion minor në raport me sheshin me të njëjtin emër dhe monumentin e Partizanit, duket se një armiqësi e pa dukshme po i godet një e nga një objektet e qendrës historike të Tiranës”, thuhet në reagim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070500373840332
array(1) { ["section"]=> string(130) "xhamia-simbol-e-tiranes-mbulohet-me-llamarina-shoqata-tirana-nje-armiqesi-e-padukshme-po-godet-objektet-e-qendres-historike-193314" }