Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës, reagon Hoti: Janë angazhuar të gjitha organet përkatëse, qytetarët nuk do të jenë pa…

Publikuar tek: rajon, më 12:30 08-08-2020 Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës, reagon Hoti: Janë angazhuar të gjitha organet përkatëse, qytetarët nuk do të jenë pa…

Ditën e djeshme një ekip prej katër pjesëtarësh kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth 8 kilometra nëpër territorin e Kosovës.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i cili shprehet se të gjitha organet përkatëse po vlersojnë rastin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Hoti shkruan se çdo veprim do të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend.

“Lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin. Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend,” shkruan Hoti.

Screenshot_1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080409049987793
array(1) { ["section"]=> string(138) "xhandarmeria-serbe-futet-ne-territorin-e-kosoves-reagon-hoti-jane-angazhuar-te-gjitha-organet-perkatese-qytetaret-nuk-do-te-jene-pa-216480" }