Xhandarmëria Serbe hyri në Kosovë, Hoti mbledh krerët e institucioneve të sigurisë

Publikuar tek: rajon, më 13:08 11-08-2020 Xhandarmëria Serbe hyri në Kosovë, Hoti mbledh krerët e institucioneve të sigurisë

Prej disa ditësh një ekip prej katër pjesëtarësh kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth 8 kilometra nëpër territorin e Kosovës. Kjo ka sjellë shqetësim tek banorët, të cilët jetojnë në zonën kufitare të Karaçevës.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës të zhvillojë një takim ditën e sotme me të gjithë krerët e institucioneve të sigurisë në Kosovë përmes një video-konference.

Mediat e kosovës bëjnë me dije se në takimin online është folur për bashkërendimin e veprimeve institucionale në fushën e sigurisë.

Po ashtu bëhet me dije se Hoti ka kërkuar që  të vazhdojë mobilizim i institucioneve përkatëse, ndërkohë që kërkoi edhe koordinimin me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, e në veçanti me KFOR-in, si një partner strategjik i Kosovës në fushë të mbrojtjes dhe sigurisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01105809211731
array(1) { ["section"]=> string(88) "xhandarmeria-serbe-hyri-ne-kosove-hoti-mbledh-kreret-e-institucioneve-te-sigurise-216793" }