Xhandarmëria serbe mësyn në Kosovë, terrorizohen qytetarët

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:22 08-08-2020 Xhandarmëria serbe mësyn në Kosovë, terrorizohen qytetarët

Xhandarmëria e Serbisë ka hyrë në territorin e Kosovës. Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, më herët publikoi një video nga Karaçeva e Kamenicës ku tha se kanë hyrë 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Policia e Kosovës tha se pasi mori këtë informatë ka dërguar njësitë policore atje, por nuk kanë gjetur asnjë ushtar serb. Policia ka thënë se në zonën e Karaçevës mandatin e sigurisë e ka KFOR-i.

Ndërkaq ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Përmes një shënimi në facebook, Kastrati tha se është tejet shqetësuese që gjatë ditës paramilitarë serbë të armatosur kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Reagimi i plotë të kryetarit Kastrati:

Është tejet shqetësuese që përsëri sot gjatë ditës disa paramilitarë apo militarë të armatosur serb, hyn në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë. Siç shihet në edhe në video, ata kanë ardhur në një zonë të frekuentuar nga banorët e të gjitha moshave.

Provokimi i vazhdueshëm dhe terrorizimi i qytetarëve të kësaj ane, është i papranueshëm. Ky është kërcënim direkt për banorët e Karaçevës dhe për gjithë shtetin tonë.

Lidhur me këtë çështje u kam nisur shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme, që konform kompetencave të tyre të veprojnë në këtë drejtim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082249641418457
array(1) { ["section"]=> string(64) "xhandarmeria-serbe-mesyn-ne-kosove-terrorizohen-qytetaret-216464" }