Xhelal Mziu i përgjigjet Ramës: Ja ku i ke 94 projekte për Kamzën, kushtojnë 14 miliard lekë

Publikuar tek: politike, më 16:21 31-03-2016 Xhelal Mziu i përgjigjet Ramës: Ja ku i ke 94 projekte për Kamzën, kushtojnë 14 miliard lekë

Bashkia e Kamzës ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama në emisionin “Tonight” se kjo bashki nuk nuk asnjë projekt serioz dhe efikas për t’u financuar nga qeveria.

Në reagimin e bashkisë, thuhet se qeverisë i janë dorëzuar 94 projekte konkurruese, duke respektuar të gjitha standardet urbanistike ndërkombëtare. Vlera arrin në më shumë se 14 miliard lekë dhe kryesisht projektet fokusohen në ndërtimin e rrugëve, por edhe në ndërtimet e shkollave dhe kopshteve në Kamëz.

Reagimi i bashkisë Kamëz:

Mbrëmë në intervistën e dhënë në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdoi të anashkalonte vëmendjen në lidhje me financimin e projekteve që Bashkia Kamëz ka paraqitur në mënyrë të vazhdueshme pranë institucioneve që ai ka nën autoritet, duke gënjyer në mënyrë sistematike opinionin publik mbarëshqiptar.

Ai pretendon se Bashkia Kamëz nuk ka asnjë projekt “kompatibël” që të jetë në përputhje me ligjin për ruajtjen dhe mbrojtjen e territorit për zhvillimin urban të qytetit të Kamzës. E vërteta është tërësisht ndryshe, pasi Kamza ka aplikuar me projekte konkurruese, duke respektuar të gjitha standardet urbanistike ndërkombëtare.

Po ashtu, z. Kryeministër gënjeu edhe në lidhje me grantin e akorduar nga qeveria, duke thënë se Kamza ka përfituar më shumë se në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, në një kohë që i gjithë opinioni publik e di se si e sheh ky Kryeministër Kamzën dhe vetë qytetarët e Kamzës.

Po i drejtohemi z. Kryeministër, duke i thënë se Kamza është ndër qytetet e rralla në Shqipëri, që u kthye nga një zonë rurale vetëm 7 km larg kryeqytetit në një qytet urban me një zhvillim të paimagjinuar ekonomiko-social. Të gjitha sondazhet e institucioneve prestigjioze si brenda dhe jashtë vendit tregojnë progresin e bërë në Kamëz në këto vite. Administrata e Bashkisë Kamëz ka aplikuar me projekte konkurruese në programet financuese të BE dhe KE dhe është përfituese e drejtpërdrejtë e këtyre financimeve.

Ne e kuptojmë z. Kryeministër se në çfarë pozite politike dhe vëmendjeje është në lidhje me qytetin e Kamzës si politikisht ashtu dhe në raport me objektivat që ka si qeveri për të theksuar se ka më se 3 vjet që qyteti i Kamzës nuk është përfituese të asnjë financimi nga qeveria e tij.

Gjatë 3 viteve të fundit, kemi aplikuar për 94 projekte me vlerë 14.039.384.009 lekë. Nga këto për rrugë 10 projekte me vlerë 2.448.036.754 lekë;  4 KUN me vlerë 476.133.020 lekë; 8 shkolla dhe kopshte me vlerë 399.505.000 lekë;  tregu i qytetit me vlerë 76.555.000 lekë; projekti i rivitalizimit urban të qytetit të Kamzës me vlerë 50.875.180 lekë; projekti i rivitalizimit të njësisë administrative Paskuqan me vlerë 137.258.492 lekë; kolektorë dhe argjinatura 65 km me vlerë 360.233.928 lekë; rruga “Demokracia” në Paskuqan me gjatësi 6.8 km me vlerë 208.784.436 lekë.

1.png

2.png

3.png

4.png

5.png

6.png

7.png

8.png

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0092999935150146
array(1) { ["section"]=> string(96) "xhelal-mziu-i-pergjigjet-rames-ja-ku-i-ke-94-projekte-per-kamzen-kushtojne-14-miliard-leke-36517" }