Xhelal Mziu nuk i bindet urdhrit, LETËR Lleshajt: Në Kamëz nuk do ketë zgjedhje më 30 Qeshor

Publikuar tek: aktualitet, më 15:51 24-06-2019 Xhelal Mziu nuk i bindet urdhrit, LETËR Lleshajt: Në Kamëz nuk do ketë zgjedhje më 30 Qeshor

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të zgjedhjeve të 30 Qershorit, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Mziu nuk i bindet urdhrit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, pasi deklaron se në Kamëz nuk do të ketë zgjedhje më 30 Qershor.

Kryebashkiaku demokrat pretendon se KQZ nuk ka tagër ligjor që të gjykojë mbi Dekretet e Presidentit Ilir Meta përsa i përket datës së zgjedhjeve dhe për këtë arsye e cilëson detyrim ligjor dhe kushtetues zbatimin e dekretit të Metës.

Deklarata e Bashkisë Kamëz:

z.Xhelal Mziu: Kryetari I Bashkisë Kamëz, nuk do të mbahen zgjedhjet më 30qershor 201Xhelal Mziu në përgjigje të shkresës nr.11871., datë 18.06.2019 të Komisionit Qëndror Zgjedhor dhe protokolluar në Bashkisë Kamëz me nr.3382/2 prot datë 24.06.2019 dhe bërë për dijeni: Ministrit të Brëndshëm, Prefektit të Qarkut Tiranë, Prezencës së OSBE-së si dhe KZAZ nr.27 dhe 28 Bashkia Kamëz bënë me dije se:

Komisioni Qëndror Zgjedhor nuk ka tagër ligjor që të gjykojë mbi Dekretet e Presidentit përsa I përket datës së zgjedhjeve. Nëse Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve ka rezervat e tij ligjore për Dekretet e Presidentit, mund t’I drejtohet vetë kryesisht këtij institucioni (Presidentit)

Zbatimi I Dekretit nr.11199, datë 10.06.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nga ana e qeverisjes vendore Bashkia Kamëz, është një detyrim ligjor dhe aq më tepër kushtetues.

Në mbështetje të plotë me Ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, është njoftuar KQZ-ja në zbatim të detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor I Republikës së Shqipërisë, përkatësisht me shkresat: nr.329 prot., datë 21.01.2019, Nr.386/1 datë 29.01.2019, nr.1410 prot., datë 18.03.2019, Nr.2728 prot., datë 21.05.2019 dhe Nr.2867/1 prot., datë 31.05.2019 dhe Nr. 3271 prot., datë 13.06.2019, ku ju kemi informuar për administrimin e procesit zgjedhor.

z. Mziu deklaron sa më sipër nga ana e institucionit të Bashkisë Kamëz dhe e imja personalisht është ndjekur e gjithë procedura ligjore për zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Duke vlerësuar kushtetushmërinë e këtij dekreti deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor 2019

65030668_10161883720635052_2827557973763555328_n.jpg

64907965_10161883720680052_2781968210176507904_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070431232452393
array(1) { ["section"]=> string(97) "xhelal-mziu-nuk-i-bindet-urdhrit-leter-lleshajt-ne-kamez-nuk-do-kete-zgjedhje-me-30-qeshor-169553" }