Xhelal Mziu padit sekretarin. Konflikt në Këshillin Bashkiak Kamzë por 180 persona me aftësi të kufizuar protestojnë për pagesat

Publikuar tek: aktualitet, më 10:46 09-10-2015 Xhelal Mziu padit sekretarin. Konflikt në Këshillin Bashkiak Kamzë por 180 persona me aftësi të kufizuar protestojnë për pagesat

Një konflikt në Bashkinë e Kamzës që është dukur i vogël në fillim por që ka marrë përmasa më të mëdha me procese gjyqësore më pas, ka bërë që 180 persona me aftësi të kufizuar të mbeten në pikë të hallit, duke mos marrë pagesat e muajit shtator. Ata kanë protestuar sot para Bashkisë së Kamzës për të kërkuar të drejtën e tyre, pasi kryebashkiaku Mziu ka edhe 6 ditë kohë për të firmosur vendimin unanim të Këshillit Bashkiak për t’u shpërndarë pagesat. Në të kundërt pagesat digjen.

Por si lindi i gjithë ky kundërshtim i Mziut? Sipas burimeve të Newsbomb.al, Mziu ka kundërshtuar zgjedhjen e sekretarit të ri të Këshillit Bashkiak, socialistin Luan Biba. Ai madje e ka paditur në gjykatë zgjedhjen e tij dhe tashmë gjykata e shkallës së parë ka dhënë vendimin në favor të Bibës. Por ky vendim është apeluar.

Në pritje ndërkohë të vendimit, Mziu ka refuzuar për të vulosur vendimin qarkullues të Këshillit Bashkiak, vendim marrë në unanimitet të plotë dhe dërguar Prefekturës,  duke bllokuar në këtë mënyrë kalimin e pagesave për personat me aftësi të kufizuar. 

{gallery}kamze{/gallery}

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis konferenca për çiftet që nuk kanë fëmijë, ekspertët e mjekësisë mblidhen në Shqipëri
Gjykata jep arrest me burg për Ismail Morinën, liron tre të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.013359069824219
array(1) { ["section"]=> string(133) "xhelal-mziu-padit-sekretarin-konflikt-ne-keshillin-bashkiak-kamze-por-180-persona-me-aftesi-te-kufizuar-protestojne-per-pagesat-22711" }