Xhelal Mziu përdor “reformën territoriale” për largimin e punonjësve nga puna

Publikuar tek: politike, më 20:49 27-08-2015 Xhelal Mziu përdor “reformën territoriale” për largimin e punonjësve nga puna

Punonjës të Bashkisë Kamëz dhe ish-komunës së Paskuqanit kanë denoncuar shkarkimin nga puna në kundërshtim me ligjin, që sipas tyre ka bërë kryetari Xhelal Mziu.

Sipas denocimit të bërë publik në media nga punonjësit, e gjithë administrata e ish-komunës së Paskuqanit dhe një pjesë e administratës së Bashkisë Kamëz është shkarkuar, ndonëse punonjësit kanë statusin e nëpunësit civil.

“Ky është një skandal pasi Bashkia Kamëz në ligjin për reformën territoriale është bashki origjine dhe ka miratuar po të njejtën strukturë që ka pasur edhe më para”, thuhet në reagim. 

Ndryshimet si pasojë e reformës territoriale janë arsyet e pretenduara nga bashkia për këto largime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071620941162109
array(1) { ["section"]=> string(81) "xhelal-mziu-perdor-reformen-territoriale-per-largimin-e-punonjesve-nga-puna-19353" }