Xheloz për Ramën? Meta 'shkrin' së qeshuri gazetarët: Edit do t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, për Bashën dhe Monikën s'ka dekorata se... (BATUTA)

Publikuar tek: politike, më 18:26 11-09-2019 Xheloz për Ramën? Meta 'shkrin' së qeshuri gazetarët: Edit do t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, për Bashën dhe Monikën s'ka dekorata se... (BATUTA) Ilir Meta dhe Edi Rama

Konferencën me gazetarët, Presidenti Ilir Meta ka vendosur ta mbyllë me batuta për krerët e politikës shqiptare, kryeministrin Edi Rama dhe krerët e opozitës Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

I pyetur nëse është “ndjerë xheloz”, për pritjen që iu bë Ramës në Skrapar, Meta nuk kurseu batutat. “Që unë të bëhem xheloz, këtë s’e pranon as Edi Rama”.

Meta premtoi se nëse Shqipëria do të arrijë të çelë negociatat me BE-në, ai do të vlerësojë kryeministrin Rama me dekoratën e lartë “Urdhri i Skënderbeut”.

“Zotit Basha nuk i jap dekoratë se ka braktisur institucionet, as Monikës se i ka dhënë besën Lulit”, përfundoi Meta.

Batutat e presidentit Meta:

Që unë të bëhem xheloz për Edi Ramën, këtë se pranon as Edi Rama, ju i dini kontributet e mija për Edin. Madje edhe disa diplomatëve u kam thënë “Ore mos ma merrni në qafë edin”. Unë të jem xheloz, unë i jap dekoratë Edit, vetëm të marrë çeljen e negociatave, unë do t’i jap dekoratën le të mos e pranojë. Madje do t’i jap Urdhrin e Skënderbeut. Unë kam ikur nga kryeministër vetëm për të mos penguar marrëdhëniet e Shqipërisë me BE.

Kështu që dekoratën bëhuni gati, në daç të vijë n’daç të mos vijë. Zotit Basha nuk i jap dekoratë se ka braktisur institucionet, as Monikës se i ka dhënë besën Lulit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070598125457764
array(1) { ["section"]=> string(141) "xheloz-per-ramen-meta-shkrin-se-qeshuri-gazetaret-edit-do-t-i-jap-urdhrin-e-skenderbeut-per-bashen-dhe-moniken-s-ka-dekorata-se-batuta-178107" }