'Xhelozi' pas prurjeve të reja nga LSI, zyrtari i lartë i PS-së: Të mos kthehen si gjeneralë te ne

Publikuar tek: politike, më 14:46 18-01-2021 'Xhelozi' pas prurjeve të reja nga LSI, zyrtari i lartë i PS-së: Të mos kthehen si gjeneralë te ne

Disa figura të rëndësishme të Lëvizjes Socialiste për Integrim vendosën që të kalonin nga Partia Socialiste.

Përmendim këtu ish-ministrin e LSI-së, Nasip Naço dhe Elez Gjozën i cili ka qenë disa herë administrator njësie administrative numër 2.

I ftuar në emisionin "60 minuta", sekretari organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi, tha se ardhjet nga LSI janë pozitive, por nuk duhet të harrojnë se ata po shkojnë në PS, jo si gjeneralë.

"PS ka rreth 750 mijë vota te vetat qoftë në zgjedhjet e 2013 qoftë në zgjedhjet e 2017. Ne tentojmë t’i rrisim prapë. Po punojmë për vetat tanë. Janë rreth 100 e ca mijë votues të rinj. Ne pretendojmë 800 mije vota. Besojmë se me 800 mijë vota jemi të fituar në mënyre absolute. Në lidhje me largimet e ish zyrtarëve të LSI, ata nga PS janë larguar dhe kthimi i tyre është i mirëpritur, po jo gjeneralë, kuptohet",- tha Pëllumbi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U emërua sot drejtues politik i Lezhës, flet Mark Marku: Vendim i vështirë, por jam i vendosur. Është privilegj të jesh deputet (ÇFARË MË THA BASHA)
Për kë e ka Presidenti?! Meta: LSI kishte një figurë me probleme me dekriminalizmin, por e largoi dhe bëri mirë që nuk e mbështeti... »
Article Logic
Execution time: 0.013123035430908
array(1) { ["section"]=> string(101) "xhelozi-pas-prurjeve-te-reja-nga-lsi-zyrtari-i-larte-i-ps-se-te-mos-kthehen-si-gjenerale-te-ne-235449" }