Xhelozia fut në sherr çiftin shqiptar në Itali, burri plagos me armë dhe më pas me thikë gruan

Publikuar tek: bota, më 08:11 25-05-2020 Xhelozia fut në sherr çiftin shqiptar në Itali, burri plagos me armë dhe më pas me thikë gruan Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malnate në provincën e Vareses në Itali, ku një 48 vjeçar shqiptar ka goditur fillimisht me pistoletë dhe më pas me thikë gruan e tij 40 vjeçare.

Çifti ndodhej në makinë kur ndodhi ngjarja, ndërsa sipas hetimeve paraprake dyshohet se sherri ka ardhur për arsye xhelozie.

Në fillim burri qëlloi me pistoletë gruan, e cila doli nga makina për të kërkuar ndihmë, por 48 vjeçari e ndoqi dhe e qëlloi me thikë.

Fatmirësisht plagët e marra nuk kanë qenë fatale për 40 vjeçaren, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë burri është arrestuar nga policia, ndërsa efektivët po përpiqen të rindërtojnë skenën nga dëshmitë e marra për të zbardhur ngjarjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010046005249023
array(1) { ["section"]=> string(100) "xhelozia-fut-ne-sherr-ciftin-shqiptar-ne-itali-burri-plagos-me-arme-dhe-me-pas-me-thike-gruan-207677" }