Xhelozia shkatërron fejesën: “S’kam parë një ditë të bardhë” (Përballja live)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:58 28-05-2017 Xhelozia shkatërron fejesën: “S’kam parë një ditë të bardhë” (Përballja live)

Tea ka ftuar të fejuarin e saj, Nikon në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i kërkuar falje dhe për t’i premtuar publikisht se nuk do të bëhet më xheloze dhe kokëfortë.

Tea është 20 vjeç dhe vjen nga një fshat i vogël i Korçës. Ajo është e fejuar me Nikolën, por xhelozia e saj ka bërë që ai ta quajë “komisariati”. Ata janë njohur nga një kushërirë e përbashkët, Tea po kalonte në pedonale me të kur Niko e ka parë dhe e ka pëlqyer, por Tea fillimisht nuk pranonte të njiheshin. Ajo i ka treguar familjes për lidhjen e tyre pas 2-3 muajsh dhe më pas janë fejuar. “Kur shkoj te Niko, gjithmonë sa vjen nga puna unë i marr telefonin të shikoj kë ka telefonuar, kush e ka telefonuar, mesazhet, Viber-in, Instagram-in, Facebook-un. Xheloze e paparë! Kur dalim bashkë i them pse të pa kjo vajzë, pse i fole asaj. Unë nuk as për momentin me Nikon ose asim, por komunikimi është me inat ose me kunja sepse ai mban shumë mëri. Unë i kam kërkuar falje, por e njëjta situatë ka ndodhur edhe 3-4 muaj më parë, ku u zura keq. Gjërat shkuan deri në atë pikë sa do të mblidheshin familjet sepse unë isha shumë e mërzitur dhe i thash babit nuk do shkoj më atje. Ai më thoshte që kam një avaz, unë i thosha Nikos ngaqë të dua bëhem xheloze. Unë kam shumë besim tek ai, por nuk kam besim te njerëzit.”

Tea rrëfen se momenti që është ndjerë më shumë xheloze është kur ish e dashura i ka shkruajtur Nikos në Viber, pasi në lidhje ai i kishte thënë që e kishte shoqe, ndërsa kur ishin fejuar i kishte treguar se kanë patur lidhje 2-vjeçare dhe se vazhdojnë shoqërinë. Tea nuk e ka pranuar këtë shoqëri, ndaj e ka fshirë nga çdo rrjet social i tij. Por Niko hapi një Instagram tjetër, në të cilin ish e dashura e bën “folloë” dhe ai ia kthen. Kaq mjaftonte që Tea të shpërthente sërish. Niko ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e “E diela shqiptare”. Ai shprehet se është i lënduar nga dashuria e femrave dhe nuk beson më në të.

Tea – E di që jemi zënë shumë bashkë. Kam ardhur këtu për të të kërkuar falje për të gjithë gabimet e mia, për të gjithë xhelozitë e mia të kota. Kam ardhur njëkohësisht të të falenderoj që më ke duruar një vit. E di që dikush tjetër nuk do ta bënte kurrë këtë gjë. Për këtë gjë të jam shumë borxh. Ti e di që të kam kërkuar falje para prindërve dhe të kam dhënë fjalën që nuk do bëhem më xheloze edhe për gabime të miat, por nuk e mbajta dot. Nëqoftëse ti pranon, unë dua të të premtoj që nuk do bëj më gabime dhe nuk do jem më xheloze, as kokëfortë. Dua ta hedhim mbrapa këtë vit që ka kaluar.

Niko – Mbarove?

Tea – Po.

Niko – Për gjithë këta që s’e dinë, në një vit që jam fejuar unë me Tean, vetëm 2 muaj kam pasur lumturi. Pas një ndryshimi total, që as unë vetë nuk e kuptova pse ndodhi, s’kam patur asnjë ditë të lumtur. Pasi më ka premtuar 8 muaj rrjesht, nuk kam parë mundimin më të vogël për të ndryshuar ndaj meje. Pas një grindje të vogël me prindërit, thashë t’i jap një mundësi të fundit para prindërve të saj dhe prindërve të mi. Domethënë jo të më premtonte mua që do ndryshonte, se me mua nuk pati asnjë rezultat premtimi i saj, thashë t’i premtonte prindërve të saj, mbase do ndryshonte për ta më shumë. Kaluan rreth 3-4 ditësh nisën përsëri të njëjtat gjëra dhe akoma më keq. Kur diskutuam para prindërve të saj, ia bëra të qartë dhe ia bëj prapë, problemi nuk është te xhelozia ose te problemet e tjera, me atë frymë është rritur, nuk ndryshon. Nuk na përputhen karakteret. Bëra çdo gjë për të ndryshuar situatën, u mundova të sillesha me mënyrën e saj, prapë asnjë rezultat. Mund të jetë munduar, por edhe ajo vetë e ka pranuar që nuk ndryshon dot, apo e kam gabim?

Tea – Unë sot kam ardhur që të të premtoj që do ndryshoj, prandaj zgjodha edhe këtë emision, që të të jap para gjithë publikut…

Niko – Një sekondë, të lutem. Sa ç’vlejnë prindërit për mua dhe për të gjithë… Prindërit janë gjëja më kryesore se njerëzit në jetën tënde janë kalimtarë. Sot ke dikë, nesër ke dikë, por prindërit do i kesh gjithë jetën. Dhe për mua vlen përsëri jo-ja, ti nuk e mbajte dot premtimin te prindërit e tu që janë më të rëndësishmit, si mund ta mbash te njerëzit? Tea është mësuar të rrijë si çupë, jo si nuse. Çdo nënë e një djali do një nuse në shtëpi. Tea do të jetë gjithmonë sipër, nuk di të ulë kokë ndonjëherë. Gjithmonë kjo ka qenë arsyeja që jemi grindur.

Tea – Unë gjithmonë për një gjë që ishte më mirë ashtu siç thoshte Niko, thosha nuk e bëj, bëhej sherri pastaj e bëja.

Niko – E bënte pas disa ditësh sherr. Janë shumë gjëra që Tea i di dhe i pranon se janë bërë çdo ditë.

Arditi – Ti ndjen ndonjë gjë për Tean?

Niko – Ndjej Ardit se kur e mora e mora me dëshirën time jo se ma mbushi mendjen njeri ose të më detyronte dikush. E doja me dëshirën time.

Arditi – Niko, jepi dhe një shans për hir të këtij veprimi që bëri, për hir të asaj që ti ndjen dhe të jetë ky shansi i fundit për të.

Tea takohet me Nikon, duke na treguar se shpesh herë logjika fiton mbi zemrën dhe ndjenjat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031641006469727
array(1) { ["section"]=> string(78) "xhelozia-shkaterron-fejesen-s-kam-pare-nje-dite-te-bardhe-perballja-live-80304" }