Xhensila: Me Besin bashkëjetoj prej 4 vitesh. Martohemi së shpejti

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:36 21-05-2016

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ftuar në emisonin ‘’Oktapod’’ të Turjan Hyskës në ‘’Vizion Plus’’ ka folur për lidhjen e saj me këngëtarin dhe humoristin Bes Kallaku.

Tashmë 23 vjeç, Xhensila prej katër vitesh bashkëjeton me Besin dhe së shpejti ata do të martohen. Pyetjes se moderatorit Turjan Hyska, nëse do të ndodhë këtë vit apo vitin tjetër, Xhensila nuk jep detaje por që e kaloi me buzëqeshje. Po ashtu ajo shprehu edhe dëshirën e saj për të pasur një familje të madhe dhe pse jo 3 apo katër fëmijë.

Sipas Xhensilës, Besi është basti i fituar i jetës së saj sepse mbetet testuesi më i mirë i këngëve të saj dhe se janë shumë të lumtur bashkë.

Këngëtarja e mirënjohur ka reaguar edhe ndaj lajmeve të fundit që qarkullojnë për të, sikur ka bërë aperacione plastike, si mollëzat, hundën dhe buzët. Ky lajm sipas saj e ka lënduar shumë, sepse prej javësh, këto lajme kanë shëtitur nëpër të gjitha portalet online, duke qënë të pavërteta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027604103088379
array(1) { ["section"]=> string(70) "xhensila-me-besin-bashkejetoj-prej-4-vitesh-martohemi-se-shpejti-41088" }