Xhensila Pere: Ju tregoj për të dashurin e ri biznesmen

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:45 16-01-2016 Xhensila Pere: Ju tregoj për të dashurin e ri biznesmen

Miss-i i “Big Brother”, Xhensila Pere, jo vetëm që ka hedhur pas krahëve lidhjen me Fatjon Hysenbelliun, por ka dy muaj që ka nisur histori të bukur dashurie me një biznesmen dhe titullar shteti.

Përveç udhëtimeve në Itali për angazhimet e saj private me punën, Xhensila ndihet në momentin e saj më të mirë shpirtëror, pasi po përgatitet të krijojë familjen e saj me të dashurin disa vite më të madh.

Ish-Miss Albania rrëfen më shumë detaje për këtë kapitull të ri të jetës private në intervistën e parë për këtë vit të dhënë për gazetën “Panorama”.

Gjashtë muaj pasi loja e “Big Brother” ka përfunduar, si do t’i përshkruaje këto momente të jetës?

Duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhem, do e quaja një periudhë të artë të jetës sime. Kam gjithçka që dua, dhe dua gjithçka që kam. Një projekt biznesi në dorë dhe një të dashur, që më mbështet në çdo hap timin.

I dashuri juaj është pjesë e botës së showbiz-it?

I dashuri im nuk i përket botës së showbiz-it. Është totalisht profil tjetër, edhe pse është shumë i njohur për pulikun shqiptar. Çfarë të ka tërhequr tek ai? Është person që ka ditur të më vlerësojë dhe të respektojë çdo gjë timen. Më mbështet kudo, si në aspektin profesional, ashtu dhe në jetën e përditshme.

Ke gjetur shpirtin binjak mesa duket…

Ndihem shumë mirë me të dhe më duket se e kam gjetur shpirtin tim binjak. Më sipër u shprehe se është person i njohur për publikun shqiptar.

Mund të na i zbulosh kush është?

Është biznesmen, titullar shteti, pa unazë në gisht, por për momentin nuk mundem t’ia zbuloj emrin. E duke parë marrëdhënien tonë, shumë shpejt lidhja jonë do të bëhet publike me një unazë në gisht.

 Sa kohë u bëtë bashkë dhe a keni diferencë moshe?

Kemi dy muaj të lidhur, por më shumë kohë që njihemi. Sa i përket moshës, kemi disa vite diferencë, por jo shumë. Ai ka moshën e duhur për të marrë përgjegjësitë që i takojnë një mashkulli dhe për të krijuar një familje, diçka që e duam të dy.

Keni bërë plan konkret për zyrtarizimin e lidhjes?

Në fakt, ndiej sikur gjithçka do të ndodhë nesër, sepse jemi shumë të lidhur me njëritjetrin. Por për momentin jam duke vënë në jetë një biznes dhe jam gjithmonë në lëvizje brenda e jashtë Shqipërisë, gjë që ai e vuan.

Beqar, i pasur dhe e ka serizisht me ty. Po i pashëm është?

Sa i takon paraqitjes së tij, ata që na shohin na kanë cilë- suar si çift kopertinash.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074710845947266
array(1) { ["section"]=> string(60) "xhensila-pere-ju-tregoj-per-te-dashurin-e-ri-biznesmen-30176" }