Xheraldina Vula zbulon 'sekretet' familjare, jep detaje nga takimi i parë me Sarën: Ishalla është kjo shoqja e Ledrit se...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:35 14-07-2020 Xheraldina Vula zbulon 'sekretet' familjare, jep detaje nga takimi i parë me Sarën: Ishalla është kjo shoqja e Ledrit se... Xheraldina Vula - Sara

Sara dhe Ledri Vula janë padyshim çifti më simpatik i showbiz-it shqiptar. Ata kanë kohë që janë njohur dhe tashmë e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, teksa Sara është dhe në një pritje të ëmbël.

Sakaq, Xheraldina Vula, nëna e reperit të njohur Ledri Vula, ka rrëfyer disa sekrete familjare dhe të pathënat për Sarën dhe Ledrin. Si e sheh Sarën si nuse shtëpie ajo?

“Unë jam super e lumtur për ata të dy, super e lumtur për Ledrin, për Sarën. Sara është një njeri fantastik. Unë e them nuk e di si duhet me u dasht nusja, por di si duhet me u dasht Sara. Nuk kam ndjesi që kam nuse në shtëpi. Më duket sikur Sara ka lind tek ne”, tha Xheraldina.

Por si u njohën për herë të parë në Ulqin Sara dhe mami Xheri?

“Në Ulqin, Sara erdhi në vizitë një ditore, jo vetëm Sara, por edhe miq të tjerë të Ledrit. Ne ishim në një drekë familjare me miq, të cilët filluan të thonin është kjo shoqja e Ledrit dhe unë thashë do zoti qenka ajo se është si pëllumb”, shpjegon ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098018646240234
array(1) { ["section"]=> string(123) "xheraldina-vula-zbulon-sekretet-familjare-jep-detaje-nga-takimi-i-pare-me-saren-ishalla-eshte-kjo-shoqja-e-ledrit-se-213857" }