Xherdan Shaqiri për CNN: Nga puna në ëmbëltore, në futbollist, si ndryshoi jeta ime

Publikuar tek: slide-lart, më 11:46 03-04-2015 Xherdan Shaqiri për CNN: Nga puna në ëmbëltore, në futbollist, si ndryshoi jeta ime Xherdan Shaqiri, aktualisht luan per Interin ne Itali

Zvicra është e njohur për cilësinë dhe finesën dhe embelsirat, por jo për zgjedhjen e talenteve të embla në futboll. Por në rastin e Xherdan Shaqirit, thyhet akulli, shkruan CNN në faqen e vet zyrtare për talentin kosovar që ka kombësinë zvicerane dhe luan me kombëtaren e Zvicrës. 

Një yll në kupën e Botës 2014, ku ai ishte një nga dy lojtarët më të spikatur, Shaqiri e njeh shijen e suksesit më mirë se të tjerët.

“Kur luaja për skuadrën e të rinjve të Bazelit, punoja edhe në një ëmbëltore” thotë për CNN 23 vjeçari. “Kisha ëndërr të luaja futboll, por kur isha i ri, babai dhe nëna më thanë se duhet të mësoja ndonjë gjë. Ishte gjë e mirë në fillimet e karrierës sime, kur fillova dhe punoja gjithashtu”. “Kisha krenari që punova aty për dy vite, sepse e di, si është të punosh normalisht, pra e njoh jetën reale- dhe jetën që kam tani”.

Kontrasti mes të dyjave është i marr, me Shaqirin tani që fiton më shumë në një javë sesa të gjithë ata që punojnë në industrinë e ëmbëlsirave në një vit. Por ka një rrugë tjetër më serioze me të cilën ai vlerëson natyrën e ekzistencës së tij aktuale.

Ai lindi nga prindër kosovarë-shqiptare në Gjilan në 1991, një qytet që është pjesë e Kosovësd por që ka qenë nën ish republikën jugosllave. Tetë vite me vonë, forcat serbe të kontrolluara nga Slobodan Milosheviç filluan një fushatë pastrimi etnik kundër kosovarëve shqiptare që rezultoi me të paktën 10 mijë të vrarë dhe me qindra mijëra të tjerë të dëbuar.

Dhe falë mënyrës së zgjuar të reagimit të prinderve, ai u gjend larg mizorive dhe hyrjes së jugosllavisë në një luftë civile, që kur familja u largua në Zvicër një vit pas lindjes së tij.

Futbollisti është mirënjohës për vendin që e adaptoi që id ha familjes së tij (ai ka tre vëllezër) një klimë të sigurt në të cilën u rrit, dhe ai u lut për integrimin në shoqërinë zvicerane. Edukimi i tij rezultoi një një qasje të re në aspektin linguistik e kulturor në të cilën ai u përfshi e ku ka parë edhe flamujt e Zvicrës, Kosovës e Shqipërisë në atletet e tij.

shaqiri1

“Kam lindur në Kosovë, prindërit e mi janë nga Kosova, por u rrita në Zvicër” thotë ai. “Jetoj me mentalitetin zviceran por edhe me mentalitetin kosovar gjithashtu, sepse kur shkoj në shtëpi, flas shqip. Jetoj me të dy mentalitetet, dhe për mua nuk është ndonjë ndryshim i madh”.

“Koha është diferenca më e madhe. Djemtë zviceranë janë gjithmonë në kohë, por shqiptarët nuk janë kështu”, bën shaka ai.

Identiteti i dyfishtë

Megjithatë, rrënjët e tij nuk janë një çështje për të qeshur dhe Zvicra mori rolin udhëheqës për ta afruar atë në vendin e vet për të luajtur në takimet ndërkombëtare. Në 2012, Shaqiri firmosi një peticion – mes dy shokëve zvicerano-kosovarë Granit Xhaka dhe Valon Behrami – duke kërkuar mbështetje për njohjen e ekipit kombëtar të futbollit të Kosovës, e cila iu drejtua presidentit të FIFA Blatter.

Rregullat e UEFA kërkojnë anëtarësim në OKB përpara se të pranojnë një shtet dhe Kosova ende nuk e kishte marrë këtë status përderisa Rusia ruan veton  e saj duke qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Kjo ndodh sepse Rusia është një aleate e Serbisë që vazhdon të ngulmojë se Kosova është pjesë e territorit të saj Sovran, edhe pse pavarësia e Kosovës është shpallur në 2008. Nëse Kosova do të ishte një opsion kur Shaqiri po shihte të ardhmen e tij ndërkombëtare, ai do të kishte luajtur për ta. “E dua Kosovën por për momentin nuk mund të luajë, kështu që vetëm Zvicra më mbetet” thotë lojtari i famshëm për shpejtësinë, mundësinë dhe vizionin me të dyja këmbët.

“Ndihem i lumtur ti kthej mbrapsh Zvicrës atë që i ka dhënë familjes time dhe mua personalisht, porn ë të ardhmen, nuk e di se çfarë do të ndodhë”. Në kupën e Botës 2014, ai mori një treshe kundër Hondurasit kur Zvicra fitoi 3 me 0 vetëm për të tretën herë që nga 1950.

Por ishin kualifikatoret për në Brazil që kanë mbetur në mendjen e Shaqirit kur ai luajti me Zvicrën së bashku me Xhakën dhe Behramin, kundër Shqipërisë në 2012 – si mesfushor dhe ku fituan 2 me 0.

Megjithatë ai nuk festoi dhe iku nga fusha me një shqiptar, në vend se me një zvicerian – me dorën hedhur mbi supet e tij, gjë që ndodh pas ndeshjeve të mëdha, por që mori një simbolikë të veçantë.

Në Evropën moderne, dualiteti nacional nuk është i pazakontë, dhe në veçanti në Zvicër. 15 nga 23 skuadrat në Kupën e Botës kanë futbollistë të huaj, dhe 6 kanë lindur jashtë vendit. “Ngado të jenë futbollistët nga Shqipëria apo Jugosllavia, kjo nuk është e rëndësishme” thotë ai. “Ajo që është e rëndësishme, është që ekipi të jetë në fushë”.

Në moshën 23 vjeçare, ka shumë medalje që do ti kishte zili cdo profesionist. Në fakt, ky do të jetë viti i parë që nga 2009 që do ta mbyllë pa medalje. Kjo vjen pas tre kampionateve dhe dy kupave me Bazelin, dhe dy kupa me Bayern ku ai fitoi kupën e Champions League dhe Kupën e Botës.

Edhe pse Interi ka dalë nga marrja e kupave nga Juventusi që ka 30 pikë, Shaqiri nuk ka pishmanllëqe rreth vendimit të tij për tu bashkuar me këtë ekip. “Doja të njihja një mentalitet tjetër – dhe kjo është e rëndësishme për mua- kështu u ndjeva i lumtur që trajneri dhe Interi më deshën” thotë ai.

shaqiri familja

“Jam gjithashtu pranë familjes. Zvicra është shumë afër dhe kjo është një arsye e rëndësishme për mua, të kem gjithmonë familjen afër”. “trajneri i Interit Roberto Mancini ka një eksperiencë të gjerë dhe ka ardhur për të kthyer Interin aty ku ka qenë, kështu që do të kthehem në të ardhmen”.

Ka uri për sukses këtë vit, dhe ky do të jetë trajtimi më i mirë. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022591114044189
array(1) { ["section"]=> string(85) "xherdan-shaqiri-per-cnn-nga-puna-ne-embeltore-ne-futbollist-si-ndryshoi-jeta-ime-7720" }