Xhihadistët shqiptarë, publikohen për herë të parë fotot me gratë e fëmijët

Publikuar tek: aktualitet, më 09:25 06-05-2015 Xhihadistët shqiptarë, publikohen për herë të parë fotot me gratë e fëmijët Ne foto (majtas) Lavderim Muhaxheri duke gatuar petulla (djathtas) Patriot Matoshi ne motorr me tre femije shqiptare (i vrare)

Vetëvrasja në sulm kamikaz e shqiptarit Bujar Avdija në Irak, duke vrarë 36 kurdë, nxjerr problemin sesi shqiptarët janë përfshirë me xhihadistët e ISIS, madje, duke marrë andej edhe familjet e tyre.

Shqiptarët që kanë shkuar në Siri kanë një jetë ndryshe, burrat, janë të veshur me veshjet ushtarake të ISIS; gratë, janë të mbuluara nga koka te këmbët me veshjen e femrave myslimane, ndërsa fëmijët, siç do ta shikoni në fotot që do të paraqesim, duket se janë jo vetëm të kequshqyer, por edhe të veshur keq, në varfëri, duket tej ekstremes.

Në fotot kryesore që shihen në këtë lajm, duket sipas informacioneve Lavdërim Muhaxheri. Foto është bërë në korrik 2014, dhe ai është duke gatuar petulla. Sipas informacioneve që kanë shërbimet e huaja, ky i fundit, mendohet të jetë vrarë në mesin e gushtit të 2014 në Siri. Por, shumica e thashethemeve thonë se është gjallë. Në fakt, nuk dihet të ketë varr për të.

Në foton bashkëngjitur që shihet këtu, është Patriot Matoshi, i vrarë në Siri në qershor 2014. Ai dallohet qartë në këtë foto, me tre fëmijë, të tre, sipas informacioneve, janë fëmijë shqiptarë, që i kanë marrë dhe i kanë dërguar në Siri.

Familjet

Por shqiptarët që i janë bashkuar trupave të ISIS nuk kanë qëndruar vetëm. Ata kanë zgjedhur të marrin në Siri edhe bashkëshortet e tyre. Dy prej tyre, mund ti shihni në fotot e mëposhtme. Shqiptarët, janë të veshur me veshjen e ISIS ndërsa gratë, janë të mbuluara nga koka te këmbët me veshjen myslimane. Në njërën nga fotot shquhet Bastri Sulejmani me bashkëshorten e vet. Madje, kjo e fundit, sikurse edhe i shoqi, mban në dorë një kallashnikov.

femije xhihadi1

Në foton tjetër, është Besir Tahiri, me gruan e tij, madje edhe dy fëmijët e tyre. Kjo e fundit është e veshur, ndërkohë që në fotografi edhe Tahiri është me veshjen e ISIS.

femije xhihadi2

Besohet se të dy këta persona janë ekzekutuar. Për fatin e grave dhe fëmijëve të tyre, nuk ka asnjë informacion. 

femije xhihadi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tom Doshi thirret me urgjencë nga Prokuroria, nuk dihen arsyet
Përmbyset furgoni në Arbanë, u përplas me trailerin »
Article Logic
Execution time: 0.011644840240479
array(1) { ["section"]=> string(80) "xhihadistet-shqiptare-publikohen-per-here-te-pare-fotot-me-grate-e-femijet-10472" }