“Xhihadisti” që terrorizoi Sarandën, i sëmurë mendor, u shtrua në spitalin psikiatrik. U jepte byreqe fëmijëve

Publikuar tek: aktualitet, më 11:17 21-11-2015 “Xhihadisti” që terrorizoi Sarandën, i sëmurë mendor, u shtrua në spitalin psikiatrik. U jepte byreqe fëmijëve Fatjoni, djali i arrestuar ne Sarande per kercenim te femijeve: Jam kamikaz, jam i ISIS

Një ditë pas arrestimit të personit që shkoi në shtëpinë e fëmijës në Sarandë dhe terrorizoi gjithë fëmijët dhe stafin me shprehjet “Jam kamikaze, jam i ISIS”, portali Saranda web jep të tjera të dhëna për historinë e tij, duke pyetur besimtarët myslimanë. 

Ermal Baja, një nga ushtruesit e fesë islame që e njihte Fatjonin thotë: Ai është prej gjashtë muajsh praktikant mysliman. Prej vitesh kurohej nga sëmundja e depresionit. Kohët e fundit kishte stabilitet mendor dhe kishte filluar të mos i merrte ilaçet. Nuk ishte njeri i dhunshëm dhe nuk kishte prirje ekstremiste. Përkundrazi, ishte njeri i shoqërueshëm dhe human. Javën e fundit kishte shfaqur dobësi mendore dhe të enjten pati një debat me dy praktikantë në xhami. Pasi u qetësuan, shkojnë në dyqanin e tij, një byrektore dhe hanë nga një byrek. Ata u ndanë aty qetë, pasi Fatjoni, mori një qese me byrekë dhe shkoi ti ndante në shtëpinë e fëmijës një veprim qe e bënte gjithmonë me byreqet që i ngeleshin. Për të mos i hedhur poshtë dhe as për të mos i shitur të nesërmen sit ë freskëta siç bëjnë shumica e dyqaneve. Aty në jetimore një zot e di sesi ka ndodhur që të jetë konfrontuar me rojen. Në gazeta kemi lexuar dhe parë që ka bërtitur “Allahu Ekber” ndoshta dhe fjalë të tjera që mund ti konfirmojnë ata që kanë qenë aty afër. Aty edhe është arrestuar. Të nesërmen është dërguar në spitalin e Sarandës për vizitë dhe ka shfaqur probleme mendore. Edhe nëna e tij ka treguar për problemet mendore dhe mjekimin që merrte” thotë Ermal Baja.

Mëngjesin e sotëm ai është transportuar në spitalin e Vlorës. Dëshmitarët thonë se shumë shpesh ishte këshilluar që të mos i ndërpriste ilaçet. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spitali u çlirua nga kioskat dy vite më parë, por një kafene e re po ngrihet me shpejtësi në lulishte
Braçe akuzon Irfan Hysenbelliun e Panorama: Po bën evazion, me median po vë gjobë, po rrënon median »
Article Logic
Execution time: 0.012502908706665
array(1) { ["section"]=> string(111) "xhihadisti-qe-terrorizoi-saranden-i-semure-mendor-u-shtrua-ne-spitalin-psikiatrik-u-jepte-byreqe-femijeve-25961" }