Xhudistja shqiptare fiton medaljen e artë në Hungari

Publikuar tek: sport, më 17:35 23-10-2020 Xhudistja shqiptare fiton medaljen e artë në Hungari Distria Krasniqi

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në “Grand Slam”-in e Hungarisë.

Sot, sportistja nga Peja mposhti argjentinasen Paola Pareto në kategorinë deri në 48 kg. 

Rrethin e parë, Distria e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se hungarezja Eva Csernoviczki. Në rrethin e tretë, përkatësisht në çerekfinale, Krasniqi e mposhti francezen Shirine Boukli.

ajo.jpg

Për 24-vjeçaren Krasniqi ishte medalja e dytë e artë në “Grand Slam”-e. Në muajin shkurt ishte e para në podium në “Grand Slam”-in e Parisit, ndërsa i dyti erdhi pas tetë muajsh.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Armand DUKA jep lajmin e shumëpritur: Takova sot Edi RAMËN, sot fitoi futbolli!
»
Article Logic
Execution time: 0.011307954788208
array(1) { ["section"]=> string(61) "xhudistja-shqiptare-fiton-medaljen-e-arte-ne-hungarise-224891" }