Xhufi sulmon Fugën: Mbron një universitet të kapur nga korrupsioni. Prof: U zgjua Pëllumbi nga gjumi dhe sillet si skifter

Publikuar tek: aktualitet, më 12:10 31-07-2015 Xhufi sulmon Fugën: Mbron një universitet të kapur nga korrupsioni. Prof: U zgjua Pëllumbi nga gjumi dhe sillet si skifter Pëllumb Xhufi, Artan Fuga

Ligji për Arsimin e Lartë ka çuar në një përplasje mes Pëllumb Xhufit dhe profesorit të gazetarisë Artan Fuga. Në një koment të tijin për ligjin e ri, Pëllumb Xhufi sulmon Fugën duke thënë se “ai dhe shokët e tij përkunden në komoditetin që u ofron atyre personalisht një universitet i kapur nga mediokriteti korrupsioni dhe stanjacioni”. E menjëherëshme ka qenë përgjigjia e Fugës i cili e nis reagimin e tij me fjalinë “Pëllumb Xhufi niset në ‘fluturim’.

“Miq të mi më thonë se paska shkruar te Panorama ku më sulmon se ne mbrojmë një universitet me feudale dhe nomenklaturash. Ahahaha, "u zgjua" Pëllumbi nga gjumi dhe sillet si skifter...

Më thanë se a do përgjigjesh? U përpoqa të gjej ndonje argument të tij, por lexova vetem sharje, mllefe.

Ku ka aty me çfarë me u përgjigj? Nuk do të përgjem por vetëm do qesh. Ai vetëm sulmon Presidentin sepse ai ashtu është puna, si duket. U "zgjua" edhe Pëllumbi pasi ligji u votua. Nomenklaturash? O i shkreti Pëllumb që kurrë nuk ka drejtuar ndonjë gjë veçse ka qenë drejtues kudo ku ka qenë.

Ai është parimor jo si disa që kërkojnë të trashëgojne akademinë e shkencave që duket si pronë me tapi, se këtë unë këtë nuk e honeps dot.i pafajshëm dhe i thjeshtë si një mjellmë e bardhë.

Cfarë është historian apo politikan,shkencëtar apo ambasador,europianist apo nacionalist? Hajde gjeje. Polifunksion. Bravo i qofë, ne fakt. Drejtues i PS që shkon te LSI-ja apo drejtues i LSI që shkon te PS, apo i PS që shkon pa drejtim? Si ta besojë në neutralitetin e tij shkencor kur ai nuk i ka lënë vend vetes për ta trajtuar me një identitet të caktuar? Pra lere mos u merr me të”, përfundon Fuga.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia zbulon dhe djeg 2 parcela me kanabis në fshatin Tatzat
Helmohen nga ushqimi lojtarët e Skënderbeut »
Article Logic
Execution time: 0.0095469951629639
array(1) { ["section"]=> string(125) "xhufi-sulmon-fugen-mbron-nje-universitet-te-kapur-nga-korrupsioni-prof-u-zgjua-pellumbi-nga-gjumi-dhe-sillet-si-skifter-17396" }