Xhuliano Malo përlotet në sallën e gjyqit

Publikuar tek: aktualitet, më 05:54 28-06-2015 Xhuliano Malo përlotet në sallën e gjyqit

Gjuliano Malo është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike para trupës gjykuese e cila dha masën e sigurisë për të ditën e djeshme. Burime për gazetën “Panorama” kanë dëshmuar se 17-vjeçari ka qëndruar i heshtur dhe i përlotur gjatë gjithë seancës gjyqësore. Prokuroria ka kërkuar një masë më të butë sigurie se "arrest me burg" për Malon, por gjykata e ka hedhur poshtë pasi dyshohet se ai ka qenë pjesë e “grupit të zjarrit” në rolin e ndihmësit.

17 vjeçari Malo u arrestua ditën e martë teksa po lëvizte me një automjet tip “Benz” pa targa. Në këtë automjet u sekuestruan  një armë automatike, një pushkë  model 56, disa municione, dy radio dhe tre qese farmacie të dyshuara me lëndë narkotike. 17 vjeari i cili është nën masën e sigurisë “Burg pa afat”, pretendohet se ka furnizuar “grupin e zjarrit” me municione.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimi i vëllezërve Aliko/ Tahiri: Do vendoset drejtësi për ty Ibrahim
Dalin në dritë fakte të reja, FNSH refuzoi ndërhyrjen në Lazarat »
Article Logic
Execution time: 0.012529850006104
array(1) { ["section"]=> string(47) "xhuliano-malo-perlotet-ne-sallen-e-gjyqit-14793" }